KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Rajon

Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve

Kosova News
Kosova News 23:55 -24/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të mërkurën në një konferencë shtypi, ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi Danilo Sharanoviç.

Sharanoviç tha se 7 policë janë arrestuar të martën në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë-Bozhaj-Hani i Hotit dhe një polic tjetër në Danilovgrad, një qytet pranë Podgoricës.

“Provat tregojnë se policët e arrestuar për një kohë të gjatë u kanë marrë para udhëtarëve që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare dhe gjithashtu në kuadër të kompetencave të tyre kanë marrë para për veprimet zyrtare që ata duhej të kryenin”, tha Sharanoviç.

Ky aksion, tha Sharanoviç ka zgjatur 5 muaj, ndërkohë që edhe ndaj 27 shtetasve nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale. Ministri Sharanoviç theksoi se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka nxjerrë një rregullore për kontrollin e pasurisë, të të ardhurave dhe mënyrës së jetesës të policëve.

Punonjësit e policisë dhe të doganave në pikat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, sipas analizave zyrtare, shpeshherë janë dyshuar për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe për korrupsion pasiv ndaj të cilëve janë ndërmarrë veprime hetimore dhe arrestime./VOA

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 24/04/2024 24/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?