KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti: Arrestimi e gëzoi opozitën, prokurori ka disponim negativ ndaj Qeverisë- “vrasjen e ktheu në vetëvrasje e vetëvrasjen në vrasje”
Politikë

Arrestimi i shefit të KEK-ut, Kurti: Arrestimi e gëzoi opozitën, prokurori ka disponim negativ ndaj Qeverisë- “vrasjen e ktheu në vetëvrasje e vetëvrasjen në vrasje”

Kosova News
Kosova News 12:14 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 akuza të shumta ndaj prokurorit Blerim Isufaj: AKI i dërgon fakte, ky asnjë veprim e aktakuzë për krimet në veri – Nuk e ka të fituar asnjë rast në gjykatë

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur në seancën e sotme rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Deklarimi i kryeministrit erdhi pasi në seancën e Kuvendit, partitë opozitare duke folur për këtë rast e sulmuan Qeverinë.

Kryeministri tha se në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga ana e prokurorisë me kaq zell sikur në rastin e drejtorit aktual.

“Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, mirëpo ky është fakt i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë përkatësisht nga prokuroria”, tha Kurti.

Ai theksoi se me rastin e kryeshefit të KEK-ut ka pasur gëzim tek opozita.

“Është e vërtetë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi. Ai është në ndalje për 48 orë. Është sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e drejtësisë.  Kjo çështje ka fakte e urojmë që ato të merën me profesionalizëm dhe përpikëri”, theksoi ai.

Në këtë rast kryeministri ka adresuar kritika ndaj personit që me çdo kush po tenton të merr pozitën e kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj.

Shefi i ekzekutivit tha se ekziston një disponim negativ ndaj qeverisjes aktuale dhe ndaj pushtetit të dalë nga 14 shkurti.

E Kurti tërë këtë e lidhi edhe me figurën e prokurorit Blerim Isufaj.

“Kjo lidhet më shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror që është i mirënjohur në skenën tonë publike.

Që rastin e vrasjes së ish shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e ka kategorizuar në vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri, Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje.

“Një prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë. Ky tenton të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Ne i kemi fituar zgjedhjet dhe me qeverisjen  tonë e bëjmë alokimin e buxhetit. Por vendi më i lakmuar po duket se është pozita që bën alokimin e rasteve”, është shprehur Kurti.

Ai tha se Prokurora nganjëher s’do e nganjëhere s’di, e në shumë herë të dyja bashkë.

Kryeministri Kurti theksoi se është në dijeni se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dërgon shumë dëshmi për shkeljet e shumta që janë bërë sidomos në veri të vendit, por Prokuroria nuk vepron asgjë dhe nuk kemi asnjë aktakuzë e ndjekje për këto gjëra.

“Prokurorët që vrasjen ta bëjnë vetëvrasje e vetëvrasjen ta bëjnë vrasje nuk do të mund të bëhen kryeprokuror”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Kurti u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës, duke iu referuar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, si deputet shurdhues, ka thënë se ai do të dëshironte që kryeshef në KEK të ishte Nijazi Thaçi.

“Unë nuk kam dilema që deputeti më shurdhues do të dëshironte që kryeshef në KEK të ishte Nijazi Thaçi, por ai është shkarkuar në qeverinë Kurti 1, aty e ka hallin. Natyrisht që nuk do të përfshihesha në debat sepse kur erdha në seancë kishte nisur seanca gjyqësore për Krasniqin andaj unë intervenova në intervenim”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se drejtorit të KEK-ut i është bërë gjyqi në Kuvend. “Më thanë t’ia tregoj vendin Nagipit, ai është në burg si t’ia tregoj vendin. Këtu iu bë gjyqi në Kuvend”, ka theksuar Kurti.

Kurti – Hykmete Bajramit: Blerim Isufaj e di që me mua s’bëhet pazar, prandaj s’ka ardhur tek unë, por te ju (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?