KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i serbit në veri, reagon Lista Serbe: Pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale
Politikë

Arrestimi i serbit në veri, reagon Lista Serbe: Pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale

Kosova News
Kosova News 21:13 -01/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një të dyshuar serb, i cili kërkohej për përfshirje në disa vepra penale.

Ai dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe  i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se pas asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale dhe kështu “institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb”.

“Në synimin për të provokuar reagimin e popullit serb në veri të Kosovës para rifillimit të negociatave në Bruksel, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb. Në këtë kuptim, sot kanë arrestuar një serb nga Zubin Potok dhe pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale. Regjimi i Kurtit nuk ka zgjidhur asnjë sulm ndaj serbëve deri më tani, nga të cilët ka pasur me dhjetëra, por kur serbët do të persekutohen pa prova, ai vepron urgjentisht. Është e qartë se qëllimi i tij është të shkaktojë kaos dhe situata në terren thotë se ai nuk është shumë larg kësaj”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kohët e fundit, Prishtina në synimin e tij për të mashtruar opinionin shkon edhe një hap më tej, edhe në rastet kur serbët janë dëmtuar, ai si i dyshuar i arreston serbët në mënyrë të pajustifikueshme dhe tenton të sprapsë realitetin në terren duke fshehur fajtorët e vërtetë të sulmit ndaj serbëve dhe pronave serbe”.

Sveçla për të dyshuarin serb që dogji veturat në veri: Më parë kishte sulmuar me armë Policinë duke i plagosur dy zyrtarë të saj
Arrestimi në veri, Vela: Komunitetet mund t’i besojnë policisë, banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Berisha pas dështimit të seancës: Votojmë me votim të hapur, unë flas për vete

Kosova News 01/04/2023 01/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
21:54 -05/07/2025
Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç
21:51 -05/07/2025
Veprimi i turpshëm nga tifozët tek varri i Diogo Jotas – ndërhyu policia
21:47 -05/07/2025
Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
21:40 -05/07/2025
Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë
21:38 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?