KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrest shtëpiak për zyrtarë të Komunës së Gjakovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Siguri

Arrest shtëpiak për zyrtarë të Komunës së Gjakovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kosova News
Kosova News 17:17 -25/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve A.B., E.B., A.L. dhe A.K., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas kërkesës, gjatë viteve 2018 dhe 2019, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.B., Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, dhe E.B., Udhëheqëse e Sektorit Urbanistik në Komunën e Gjakovës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe në bashkëkryerje, me dashje dhe në kundërshtim me interesin publik, kanë lëshuar pëlqime për parcelim të paligjshëm të pronave publike në dobi të palëve të treta A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke u mundësuar këtyre bartjen e pronës publike në emër të tyre dhe duke dëmtuar pasurinë e Komunës së Gjakovës dhe KBI-së në Gjakovë.

“Po ashtu, ekziston dyshimi se gjatë vitit 2019, A.L., Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, dhe A.K., jurist, kanë tejkaluar kompetencat duke miratuar regjistrime të reja të parcelave në kundërshtim me ligjin për kadastër dhe atë për të drejtat e pronës së paluajtshme, duke i bartur në mënyrë të kundërligjshme parcela dhe objekte në emër të palëve A.L., M.Ll. dhe Sh.B., duke dëmtuar interesin publik dhe pronën e institucioneve publike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Me këto veprime të gjithë të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje.

Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e katër personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Kosova News 25/07/2025 25/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?