KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrest shtëpiak ndaj tetë doganierëve dhe një polici të dyshuar për korrupsion
Siguri

Arrest shtëpiak ndaj tetë doganierëve dhe një polici të dyshuar për korrupsion

Kosova News
Kosova News 19:05 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për caktimit e masës së paraburgimit ndaj tetë doganierëve dhe një polici të arrestuar të shtunën për korrupsion, por ndaj tyre ka caktuar një masë më të butë, atë të arrestit shtëpiak prej një muaj ndaj të gjithë të pandehurve.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e “Betimi për Drejtësi” brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Çka thuhet në kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë doganierëve dhe një polici të dyshuar për korrupsion?

Prishtinë-Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë doganierëve dhe një polici të arrestuar dje nën dyshimin e kryerjes së disa veprave penale.

Kërkesa për paraburgim është bërë ndaj Verodrag Miletiç, Admir Sejdiu, Andrija Çaviç, Mirko Jevtiç, Tomislav Dimiç, Mensur Stagova, Granit Zymberi, Nenad Mitiç dhe Arben Aliu.

Sipas kërkesës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” të pandehurit Miletiç, Sejdiu dhe Çaviç, dyshohen për kryerje të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri Jevtiç, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, kurse të pandehurit Dimiç, Stagova, Zymberi, Mitiç dhe Aliu, dyshohen për kryerje të veprës penale “Marria ryshfetit”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kërkesës, Verodrag Miletiç, po dyshohen se prej vitit 2020 e tutje në cilësinë e zyrtarit doganor ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit pasuror për vete dhe persona të tjerë, ka informuar të dyshuarin Milos Viçentijeviç se kur ka kontroll në pjesën veriore nga zyrtarët doganor.

Ndërsa të pandehurit Admir Sejdiu dhe  Andrija Çaviç, po dyshohen se nga viti 2021 e tutje në cilësinë e zyrtarëve doganor kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke kaluar kompetencat e tyre, ku për përfitim pasuror për vete dhe persona të tjerë kanë bërë marrëveshje me persona të caktuar të cilit marrin mito nga kontrabanduesit në pjesën veriore në baza mujore për zyrtarët e lartcekur, me qëllim që grupet e caktuara që merren me kontrabandim të mallit mos të pengohen nga zyrtarët doganor gjatë kontrabandimit.

Tutje në kërkesën e PSRK-së thuhet i pandehuri Mirko Jevtiç po ashtu si zyrtar doganor dyshohet se në përudhen kohore shkurt-korrik 2022 ka tejkaluar kompetencat e tij, duke mos përmbushur detyrat zyrtare, në mënyrë që për përfitimin pasuror për vete dhe persona të tjerë ka lejuar që të dalin në qarkullim të lirë mallra të sekuestruara nga dogana, dhe nuk i ka asgjësuar mallrat që duhej të asgjësoheshin, por të njëjtat i ka dërguar në shtëpinë e tij që pastaj t’i shes apo përdor për vete.

Ndërkaq, të pandehurit Tomislav Dimiç, Mensur Stagova, dhe personi Vladan Ljubiç, thote se po dyshohen se gjatë tetorit 2021, në pikën doganore të Hanit të Elezit, ku bëhet pranimi i dokumenteve të maunave tek evidence paraprake në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave me pakicë, të njëjtit në bashkëveprim si persona zyrtar doganor me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë pranuar mjete monetare nga vozitësit e kompanive të ndryshme të cilit iu kanë mangur kontrollit të rregullt doganor.

Në kërkesë thuhet se të pandehurit Nenad Mitiç dhe Granit Zymberi, gjatë tetorit 2021 në Han të Elezit, ku bëhet pranimi i dokumenteve të maunave tek evidence paraprake në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave me pakicë, të njëjtit në bashkëveprim si persona zyrtar doganor me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kanë pranuar mjete monetare nga vozitësit e kompanive të ndryshme ku këto mjete i kanë vendosur në dollap.

Ndërkaq, për të pandehurit Arben Aliu, dhe Tomislav Dimiç thuhet se gjatë muajt tetori të vitit 2021 në Han të Elezit, ku bëhet pranimi i dokumenteve të maunave tek evidence paraprake në zyrat ku bëhet zhdoganimi i mallrave me pakicë, të njëjtit në bashkëveprim si persona zyrtar- zyrtar doganor dhe zyrtar policor me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në mënyrë të drejtpërdrejt kanë pranuar mjete monetare të mbështjella me foli, ku më pas këto mjete i kanë ndarë me njëri-tjetrin.

Sipas kërkesës për paraburgim, prokuroria duke u bazuar në rrethanat e këtij rasti, vlerëson se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë të procedurës është më së i domosdoshëm edhe i arsyeshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, duke marrë parasysh të gjitha arsyet e cekura si më lartë.

“Propozoj gjyqtarit të procedurës paraprake që pas seancës dëgjimore në pajtim me nenin 184 të KPP, të pandehurve Verodrag Miletiç, Admir Sejdiu, Andrija Caviç, Mirko Jevtiç, Tomislav Dimiç, Mensur Stagova, Granit Zymberi, Nenad Mitiç, Arben Aliu, t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 1 muaji, me qëllim të sigurimit të kushteve normale për  zhvillimin e procedurës penale hetimore në këtë çështje penale”, thuhet në propozimin e kërkesës së PSRK.

Ndryshe, arrestimi i të lartcekurve ka ndodhur të shtunën pas një aksioni të Doganave dhe Policisë së Kosovës të udhëhequr nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

Gjatë aksionit janë konfiskuar njëzet  plomba zyrtare të Doganës së Kosovës; dhjetë  telefon së bashku me katër (4) sim kartela; një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jozyrtar.

Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë 9 zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’marrja e ryshfetit”.

“Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, ka njoftuar Prokuroria Speciale./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit

Kosova News 19/11/2023 19/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Kosova krah për krah me ShBA-në, në përputhje me vizionin e Trumpit
09:13 -11/07/2025
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
08:53 -11/07/2025
Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë
08:36 -11/07/2025
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
08:33 -11/07/2025
Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?