Policia e Kosovës njofton se një person i cili ka qenë në masë edukuese, është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 19:30.
“Lipjan 31.10.2023 – 19:30. Policia është njoftuar nga zyrtarët e Qendrës Korrektuese se një mashkull kosovar i cili ka qenë në masë edukuese ka ikur nga qendra korrektuese. Në konsultim me prokurorin është iniciuar dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.


