KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ARKEP: Çështja e operimit të Postës serbe ishte tentuar të zgjidhej në Bruksel, pala serbe kundërshtoi
Siguri

ARKEP: Çështja e operimit të Postës serbe ishte tentuar të zgjidhej në Bruksel, pala serbe kundërshtoi

Kosova News
Kosova News 17:19 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar një komunikatë lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në objektet e postës serbe në veri.

ARKEP ka thënë se çështja e operimit të postës serbe në të kaluar është tentuar të zgjidhej në kuadër të dialogut të Brukselit, por si pasojë e kundërshtimit nga pala serbe kjo asnjëherë nuk ishte trajtuar.

ARKEP ka thënë se  subjekti në fjalë nuk është i regjistruar në ARBK, pra nuk posedon certifikatë biznese dhe numër fiskal.

“Çështja e operimit të  postës serbe (JP Pošta Srbije) në të kaluarën është tentuar të zgjidhet në kuadër të dialogut  në Bruksel, por si pasojë e kundërshtimit nga pala serbe, kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar edhe pse është përmendur në ‘Marrëveshjen për Telekomunikacion’ (Ref. Marrëveshja për Telekomunikacion, e vitit 2013), përkatësisht në pikën 5, në të cilën shprehimisht thuhet: ‘Ndonëse shërbimet postare nuk kanë qenë pjesë e këtyre diskutimeve, të dy palët janë pajtuar ti diskutojnë ato në një fazë të mëvonshme. Pra, meqenëse është lënë që kjo çështje të diskutohet në një fazë të mëvonshme, deri më sot nuk ka pasur iniciativë për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e kësaj çështje, apo edhe ndonjë veprim konkret për ndalimin e operimit të postës serbe (JP Pošta Srbije). Për më tepër ky subjekt NUK figuron të jetë i regjistruar në ARBK, pra rrjedhimisht nuk posedon Certifikatë Biznesi, Numër Fiskal etj. Lidhur me operimin ilegal të postes serbe ARKEP në vazhdimësi ka bashkëpunuar dhe  shkëmbyer informata me Institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe konform përgjegjësive që ka është e gatshme të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e ligjit dhe rregulloreve në fuqi”, është thënë nga ARKEP.

Policia e Kosovës të hënën ka zhvilluar aksion në nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, ndërsa gjashtë prej tyre i ka mbyllur ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri Veton Elshani për “Kossev”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është ndërmarrë pas një shkrese, informate të pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Elshani ka thënë se pas kësaj informate njësitet policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.

“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë me ç’rast policia ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka theksuar Elshani.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?