KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arifi: Asociacionin po e pranojmë në formë të heshtur
Politikë

Arifi: Asociacionin po e pranojmë në formë të heshtur

Kosova News
Kosova News 16:53 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, e sheh të dobishëm qëndrimin treditor në Kosovë të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai thotë se pas marrëveshjes për energji në veri ekziston momentum i mirë për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Arifi thotë se progresi për arritjen e një marrëveshje për të pagjeturit dhe do të detyronte Serbinë të pranonte krimet e bëra në Kosovë.

“Vizita e zotëri Lajçak është shumë me rëndësi, sidomos pas vazhdimit të mandatit të tij për 18 muaj e ardhshëm. Kjo i jep një energji dhe siguri se dialogu duhet të vazhdojë në ritmin e duhur, apo të themi në ritmin më të mirë. Normalisht takimi i tij me gjithë krerët shtetëror dhe të pagjeturit na jep me kuptu se pas marrëveshjes për energji në veri, po ofrohet një momentum i mirë që të përfundojnë edhe marrëveshjet tjera sidomos ajo për të pagjeturit. Kjo është një shenjë e mirë se kjo është një dhimbje e madhe për ne dhe me mbylljen e këtij kapitulli edhe do të detyronim Serbinë që t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë”, deklaron Arifi.

Ai thotë se pas marrëveshjes për energjinë në veri, pret një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ekziston një momentum i mirë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, apo dakordimit për atë marrëveshje. Ka momentum nga dy palët që të përfundojë dialogu, po flasim edhe për dialogun final, pavarësisht se mund të kemi edhe tema që gjatë rrugës mund të përfundojnë. Sidoqoftë edhe presioni ndërkombëtar, sidomos i ShBA-së dhe BE-së, por edhe ndaj Kosovës që të përfundojë ky dialog, pasi e kanë kuptuar që problemet e hapura apo konflikte te hapura sjellin konflikte më të komplikuara që mund të implikohen shumë palë që kanë qëllime jo të mira për Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Ndërkohë, kërkon nga Qeveria e Kosovës që mos të frikësohet nga tema e diskutimit të Asociacionit.

Sipas tij, i njëjti po zbatohet në formë të heshtur, kur flasim kompetencat e gjykatave atje, komunave dhe së fundmi edhe me energjinë.

“Asociacioni do të jetë pjesë e dialogut, Qeveria e Kosovës është treguar shumë rigjide në këtë pikë, por ndoshta e ka pasur si një strategji që mos të thotë ‘po’ në fillim, por të shtyjë sa më shumë që të vendos në kornizë të marrëveshjes finale. Sidoqoftë ajo duhet të bisedohet pa frikë, në fund të ditës është një marrëveshje ndërkombëtare që e kemi votuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Por, marrëveshja për Asociacionin nuk guxon që të ikë nga korniza e rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës. Në këtë formë edhe mund të pranojmë në parim, por me një fusnotë, por gjithmonë duke pritur njohjen nga Serbia sepse ajo do të ishte marrëveshja finale. Asociacioni mund të zbatohet vetëm kur të kemi njohje nga Serbia. Nëse e shikojmë në thellësi dhe detaje, ne kemi pranuar Asociacioni në formë të heshtur, kur flasim për Gjykatat në veri, kompetencat që iu kanë dhënë komunave serbe, së fundmi me energjinë, këto janë copëza të Asociacionit një formë”, shton Arifi.

Optimizmin e Lajçak për liberalizim të vizave për Kosovën, Arifi e vlerëson pozitiv, por thotë se ai është vetëm një zë shtesë dhe nuk është faktor vendimmarrës.

Krahas kësaj, ai sugjeron Qeverinë e Kosovës që mos të diskutojë dhe as të pranojë udhërrëfyes të ri për liberalizim të vizave.

“Qeveria e Kosovës as nuk duhet të diskutojë këtë çështje dhe të pranojë asgjë shtesë. Por Qeveria duhet të dedikohet që të implementojë të gjitha standardet e BE-së duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo për mua do të ishte një standard i lartë jo vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vet brenda disa shteteve të BE-së. Sa i përket ndikimit të Lajçak në liberalizim të vizave, besoj se jo shumë, por gjithsesi është një zë shtesë dhe racionaliteti. Pasi është fasilatori i dialogut dhe mund të ketë një përshtypje pozitive për vizat, një mbështetje shumë e rëndësishme”, përfundon ai.

Pas qëndrimit tre ditor në Kosovë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis për në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq./KP/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: asociacioni, marreveshjet, momentumi, Profesori
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?