KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aplikimi i shërbimit ushtarak në Kroaci, Plenkoviq: Në Kosovë pothuajse shpërtheu lufta, s’mund të pretendojmë se gjithçka është mirë
Siguri

Aplikimi i shërbimit ushtarak në Kroaci, Plenkoviq: Në Kosovë pothuajse shpërtheu lufta, s’mund të pretendojmë se gjithçka është mirë

Kosova News
Kosova News 18:07 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Kroaci sërish është aktuale çështja e aplikimit të shërbimit ushtarak, për çka kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se po punohet në disa opsione dhe se siguria e vendit është në rend të parë.

Plenkoviq tha se është koha që “të hapin sytë dhe të ngrenë kokën”.

“Nëse ngremë kokën dhe dalim nga oborri ynë, çfarë lloj bote shohim rreth nesh? Një botë në të cilën fuqia bërthamore Rusia po kryen agresion brutal kundër Ukrainës tonë mike për dy vjet. Katër rajone janë pushtuar, janë aneksuar. Edhe Krimea është aneksuar”, tha Plenkoviq.

Siç raporton “klix.ba” Plenkoviq përmendi gjithashtu konflikte të tjera botërore që shtrihen deri në Jemen.

“Para katër muaj e gjysmë ka pasur tensione të tilla në Kosovë dhe për pak ka shpërthyer lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse shikojmë tensionet në vendet e tjera në fqinjësinë tonë, nëse shikojmë kërcënimet e shkaktuara nga migrimi i paligjshëm. Atëherë fjala e vetme që vjen në fokusin tonë –  është siguria”, tha Plenkoviq.

Ai shtoi se angazhimi i fundit në lidhje me prokurimin e transportuesve Bradley si dhe blerjen e avionëve Rafal është mesazhi i tij për një Kroaci të sigurt.

“Ne në Kroaci e kemi pezulluar shërbimin ushtarak për më shumë se 15 vjet. Ju keni breza të rinjsh që nuk dinë asgjë për disa aftësi në rrethana të ndryshuara. Kjo nuk është një përpjekje për të futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak si në të kaluarën, por në këto rrethanat e sigurisë vendosëm t’i kërkojmë ministrit Anushiq që të analizojë disa opsione për ne. Nuk do të flemë dhe do të pretendojmë se gjithçka është mirë, kurse rreth nesh ka vatra të krizës sa të duash”, tha Plenkoviq.

Ai paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak.

“Do të organizojmë dalëngadalë një diskutim për të parë se çfarë na duhet. E pyetëm shefin e Shtabit të Përgjithshëm se si është situata, nga vijnë të rinjtë që shërbejnë në ushtri. Nga Sllavonia dhe Dalmacia, familjet e veteranëve. Mendoni se ukrainasit para vitit 2013 e shikonin ushtrinë si sot? Të gjithëve optika po iu ndryshon”, tha Plenkoviq. 

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?