KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aplikacioni eKESCO arrin mbi 207 mijë përdorues
EkonomiTeknologji

Aplikacioni eKESCO arrin mbi 207 mijë përdorues

KosovaNewss
KosovaNewss 15:49 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Digjitalizimi i shërbimeve të furnizimit dhe distribuimit të energjisë elektrike ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe është pritur jashtëzakonisht mirë dhe masivisht nga ta. Sot, numri i përdoruesve të aplikacionit eKESCO ka arritur në mbi 207 mijë, duke e bërë një nga aplikacionet më të dashura për kosovarët.

Ky aplikacion, i përpiluar deri në detajet e fundit nga ekspertët e brendshëm të kompanisë mundëson kryerjen e shumë shërbimeve siç janë pagesat e energjisë elektrike nga shtëpia, puna, ose edhe kur ndodhen jashtë vendit, adresimi i kërkesave, ankesave, krahasime të shpenzimeve të energjisë elektrike, njoftime të punimeve në rrjet në zonën ku jetoni, transaksionet e konsumtorëve, lokacionin e arkave e shumë shërbime të tjera.

Shkarkimet e eKESCO-s janë falas dhe bëhen në të dy platformat, në Android: http://bit.ly/eKesco-Android dhe iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS

Përparësi e madhe e aplikacionit është kryerja e shërbimeve jashtë vendit. Kosova ka një diasporë të madhe marrë parasysh me numrin e përgjithshëm të popullatës dhe ata kanë prona të shumta në vend, duke qenë të njëjtën kohë edhe konsumatorë të KESCO-s. Të gjitha shërbimet e cekura më lartë ata mund t’i kryejnë edhe nga vendi ku jetojnë. Mjafton të kenë një pajisje që punon me Android ose iOS dhe ta shkarkojnë aplikacionin.


eKESCO ofron edhe mundësi alternative të regjistrimit. Konsumatorët që posedojnë një apo më shumë objekte banimi, sidomos objektet afariste mund ti regjistrojnë deri në 10 njehsorë në këtë aplikacion.

Informatat do të shfaqet për të gjithë njehsorët si dhe të bëhen pagesa të energjisë elektrike. Në butonin e gjelbërt, në anën e djathtë në pjesën e poshtme mund të regjistroni njehsorët dhe të keni qasje të menjëhershme në ta.

- Reklamë -

Një veçori tjetër e aplikacionit eKesco është mundësia që i jepet përdoruesve t’i krahasoni kilovatët apo shpenzimet mujore të energjisë elektrike. Një krahasim i tillë merr shumë pak kohë, por iu ndihmon konsumatorëve që t’i kuptojnë më mirë shprehitë e tyre sa i përket energjisë elektrike, si dhe nëse po shpenzojnë më pak apo më shumë energji elektrike krahasuar me periudhat e mëhershme.

Përmes ofrimit të shërbimeve të fjalës së fundit të teknologjisë, KESCO tregon përkushtimin e vet dhe zotimin që të jetë sa më afër konsumatorëve kosovarë, t’i avancojë shërbimet në vazhdimësi dhe t’ua lehtësojë qasjen në shërbime të gjithëve.

Gjithashtu lexoni:

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Çmimi i naftës për sot

Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

KosovaNewss 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?