KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli vërteton vendimin e Themelores, e cila kishte hedhur poshtë padinë e Shaban Gogajt ndaj trupit gjykues
Siguri

Apeli vërteton vendimin e Themelores, e cila kishte hedhur poshtë padinë e Shaban Gogajt ndaj trupit gjykues

Kosova News
Kosova News 15:50 -03/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Gjakovës përmes të cilit ishte hedhur poshtë padia e ushtruar nga i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogajt, dhe Halit Canaj ndaj kryetares së trupit gjykuese, Violeta Husaj-Rugova dhe anëtarëve Florije Zatriqi dhe Sami Sharraxhiu, për kompensimin e dëmit jomaterial në shumë prej 100 mijë euro.

“Refuzohet si e pa themeltë ankesa e paditësve Sh.G dhe H.C,… ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë… të datës 31.08.2022, vërtetohet”, thuhet në vendimi e Apelit të marrë më 18 janar të këtij viti.

Në vendimin e Apelit thuhet se qëndrimi përfundimtar i Themelore në Gjakovë është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se nuk është i përfshirë në shkelje të ligjit për procedurën kontestimore..

Sipas Apelit, Themelorja ka vendosur drejtë kur ka sqaruar se gjykatësit gëzojnë imunitet nga paditë civile, andaj edhe në kuptim të kësaj ndalese padia e Gogajve nga Themelorja në Gjakovë ishte hedhur si e palejuar.

Sipas padisë së ushtuar nga avokati i Gogajt avokati Besnik Berisha, për shkak të veprime haptazi të kundërligjshme në rast e gjykimi të vrasjes së e Agonis Tetaj, trupi gjykues ka shkaktuar dhimbje fizike, vuajtje psikike dhe frikë tek paditësit, andaj përmes kësaj padie kanë kërkuar kompensim të dëmit jo materialë prej 100 mijë euro, shkruan Betimi për Drejtësi.

Tutje, në padinë e ushtuar nga avokati Berisha thuhet se rihapja e shqyrtimi gjyqësorë, revokimi i aktvendimit për pranim të fajësisë, vazhdimi i paraburgimit, mohimi i të drejtës kushtetuese për t’u mbrojtur me avokatin që Gogaj ka zgjedhur, fillimi rishtazi i shqyrtimi gjyqësorë, refuzimi  vazhdueshëm i kërkesave për trajtim psikiatri jashtë institucioneve të paraburgimit të gjitha këto kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore dhe fikë për paditësit.

Ndryshe, më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar  me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Por, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetajn dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve A.H dhe F.Z. Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, në dyqanin “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armën, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 03/02/2024 03/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?