Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar të shpërndahen pasi kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova e ka anuluar konferencën e paralajmëruar.
Lajmin për shtyerjen e konferencës së Trëndafilovës e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, e cila u tha gazetarëve se konferenca nuk do të mbahet sot, por nuk dha ndonjë afat se kur do të organizohet ajo në të ardhmen.
Shtyrja vjen në rrethana të tensionuara, pasi veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot pranë vendit ku pritej të mbahej konferenca, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale.