Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli dje me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha të dielën zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, raporton The Guardian.
Në një deklaratë, Miller tha: Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly.
Sekreteri Blinken dhe sekretari i jashtëm Cleverly afirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, diskutuan angazhimin e tyre me partnerët rajonalë për të parandaluar përhapjen e konfliktit dhe për të siguruar lirimin e pengjeve.
Ata përsëritën nevojën për të siguruar shpërndarjen e qëndrueshme të ndihmës humanitare për civilët në Gaza.


