Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy personave në rrugën Kllokot-Viti.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 03:20 të datës së sotme kanë pranuar një informatë për një rrahjes.
Njësitet policore i janë përgjigjur me urgjencë rastit, ka kontaktuar me ankuesit, por që nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikimin e alkoolit, shkruan KosovaNews.
“Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht. Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit policorë janë duke punuar në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë.


