Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj ka mbetur pa disa ushtarë gjatë ditës së djeshme, pasi i largoi për mbajtje tatuazhi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ermelind Kastrati, njëri nga më shumë se 10 ushtarët e larguar.
Ky me një postim në llogarinë e tij në Facebook, tha se vendimi ndaj tij u mor disa muaj pas kalimit të testeve për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Pas kalimit të testimit fizik, atij me shkrim edhe intervistës në testimin mjekësor instruktorët e kanë pa tatuazhin, por s’më kanë thënë asgjë as mua as të tjerëve që tashmë na kanë largu rreth 12 ushtarë. Por, instruktorët kanë bërë fotografi edhe të njëjtat i kanë përcjellur tek komandanti e ai tek Ministria e Mbrojtjes. Dje komandanti na ka informu që s’mund të jemi më pjesë e FSK-së”, thotë Kastrati.
Bëhet fjalë për një tatuazhë me fjalët e heroit, Agim Ramadani: “Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, që Kastrati e kishte vendosur në krah, pas aplikimit në FSK.
“Tatuazhi nuk është parë nga të tjerët as kur veshur kam pas maicë. Por, meqë e kam bërë pas aplikimit kam thirre dhe kam informu në Ministri. Nga atje më është thënë se këtë duhet ta shohin inspektorët e ministrisë që më pas të vendos komisioni”, tha aj
Kastrati thotë se ende nuk ka vendosur se a do të bëjë ankesë apo jo, veçse kërkon që ky rregull të ndryshojë sikur në shumë ushtri të tjera nëpër botë.
Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj ka mbetur pa disa ushtarë gjatë ditës së djeshme, pasi i largoi për mbajtje tatuazhi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ermelind Kastrati, njëri nga më shumë se 10 ushtarët e larguar.
Ky me një postim në llogarinë e tij në Facebook, tha se vendimi ndaj tij u mor disa muaj pas kalimit të testeve për pranim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. E këtë e konfirmoi edhe për Klankosova.tv.
“Pas kalimit të testimit fizik, atij me shkrim edhe intervistës në testimin mjekësor instruktorët e kanë pa tatuazhin, por s’më kanë thënë asgjë as mua as të tjerëve që tashmë na kanë largu rreth 12 ushtarë. Por, instruktorët kanë bërë fotografi edhe të njëjtat i kanë përcjellur tek komandanti e ai tek Ministria e Mbrojtjes. Dje komandanti na ka informu që s’mund të jemi më pjesë e FSK-së”, thotë Kastrati.
Bëhet fjalë për një tatuazhë me fjalët e heroit, Agim Ramadani: “Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, që Kastrati e kishte vendosur në krah, pas aplikimit në FSK.
“Tatuazhi nuk është parë nga të tjerët as kur veshur kam pas maicë. Por, meqë e kam bërë pas aplikimit kam thirre dhe kam informu në Ministri. Nga atje më është thënë se këtë duhet ta shohin inspektorët e ministrisë që më pas të vendos komisioni”, tha aj
Kastrati thotë se ende nuk ka vendosur se a do të bëjë ankesë apo jo, veçse kërkon që ky rregull të ndryshojë sikur në shumë ushtri të tjera nëpër botë.

Por, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, se rregullat e konkursit janë publike dhe se atyre duhet t’iu përmbahen të gjithë para dhe pas pranimit si ushtarë të FSK-së.
Kështu del të jetë në secilin konkurs të Ministrisë së Mbrojtjes.
Tek tatuazhet në mesin e kritereve tjera në konkurset e publikuara është e specifikuar se cilat prej tyre nuk lejohen.
“Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen)”.
Tutje, në njoftimet e konkurseve thuhet se për cdo informatë të rrejshme kurdo që zbulohet kandidatët do të largohen nga FSK-ja

“Shënim: Kandidatët duhet të ofrojnë informata të sakta gjatë procesit të rekrutimit. Dhënia e informatave të rrejshme kurdo që zbulohet, gjatë procesit të rekrutimit apo gjatë shërbimit në FSK, rezulton me largim nga FSK-ja” thuhet një njoftimin për konkurs nga Ministria e Mbrojtjes./klanks/


