KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankohet Lista Serbe: Inspektorët – “njerëzit e Kurtit” hynë në zyrat e strukturave paralele dhe iu kërkuan atyre të largohen për 3 ditë
Politikë

Ankohet Lista Serbe: Inspektorët – “njerëzit e Kurtit” hynë në zyrat e strukturave paralele dhe iu kërkuan atyre të largohen për 3 ditë

Kosova News
Kosova News 14:54 -22/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe sërish është ankuar dhe ka pretenduar se siç thotë ajo “njerëzit e Kurtit” kanë hyrë në objektet ku janë të vendosura zyrat e strukturave paralele të Serbisë dhe se iu ka kërkuar punëtorëve që të largohen brenda tri ditëve.

Për këtë, ata thonë se e kanë informuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Njoftojmë bashkësinë ndërkombëtare se sot përfaqësuesit e kryetarit jolegjitim të Kurtit kanë hyrë përsëri në objektin ku ndodhet Zyra për Kosove dhe Metohi, Shërbimi i Drejtorisë së Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale, të cilat janë të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë dhe i ka njoftuar punëtorët se duhet të largohen nga vendet e punës dhe largimi nga ndërtesa të bëhet brenda tri ditëve”.

“Me thirrjen e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët jolegjitimë të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na pushtojnë edhe lokalet dhe në këtë proces tregojnë apatinë dhe demonstrimin e forcës duke mos respektuar ligjet dhe rregullat e tyre. dhe dorëzimin e dokumentit në gjuhën shqipe. Po ashtu, pyesim përfaqësuesit ndërkombëtarë nëse në këtë mënyrë respektohet thirrja e tyre që kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona?”, thuhet më tej në komunikatën e Listës Srpska.

Ky është reagimi i dytë i kësaj partie për këtë çështje meqë edhe javën e kaluar ka pasë një kontrollë të ngjashme rutinore.

Pretendimet e Listës Srspka i ka hedhur poshtë komuna e drejtuar nga Erden Atiq, e cila mohoi se “do të dëbojë dikë nga këto zyre nga kjo javë apo se ka qenë ndonjë lloj ngacmimi.

“Nuk bëhet fjalë për dëbim nga objektet duke filluar nga e hëna e ardhshme, apo për ngacmim, siç pretendon Lista Srpska, por ishte thjesht një vizitë rutinë e zyrtarëve në objektet në pronësi të komunës. “Zyrtarët komunalë do të vazhdojnë të kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj, të cilat janë në interesin më të mirë të qytetit dhe qytetarëve në përgjithësi”, është përgjigjur për KoSSev, këshilltari i kryetarit Erden Atiq, Visar Syla, javën e kaluar.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 22/08/2023 22/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?