KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankesat për faturat e rrymës, ZRRE: Po merren masa konkrete
Pa kategori

Ankesat për faturat e rrymës, ZRRE: Po merren masa konkrete

Kosova News
Kosova News 12:27 -21/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se është duke monitoruar në vazhdimësi situatën lidhur me shqetësimet e ngritura nga konsumatorët për devijimet e mundshme të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, në bashkëpunim me akterët relevantë, po ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar çdo dëm të mundshëm dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent të matjes së energjisë.

ZRRE-ja njofton se, pavarësisht se korrigjimet financiare në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet.

Reagimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se në vazhdimësi është duke monitoruar situatën lidhur me shqetësimet e paraqitura nga konsumatorët për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike.

ZRRE-ja siguron të gjithë konsumatorët se, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët relevantë, do të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që të parandalohet çdo dëm i mundshëm ndaj konsumatorëve dhe të garantohet një proces i drejtë dhe transparent i matjes së energjisë elektrike.

ZRRE-ja informon publikun se në rastet e paraqitura nga konsumatorët lidhur me devijimin e mundshëm të orëve tarifore në faturimin e energjisë elektrike, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e saja konform legjislacionit në fuqi, duke kërkuar zëvendësimin e atyre njehsorëve elektrik, si edhe marrjen e masave konkrete për korrigjimin financiar në përputhje me vlerësimet e teknike.

Është e rëndësishme të theksohet se në shumicën e rasteve të dërguara për verifikim është konstatuar se matja e energjisë ka qenë e saktë, ndërsa pasaktësitë kanë qenë kryesisht të natyrës së devijimit të kohës tarifore. Megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por pavarësisht kësaj çdo rast do të trajtohet me seriozitet.

ZRRE-ja edhe njëherë rithekson se KEDS-i dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi dhe se të hyrat e tyre përcaktohen nga ZRRE-ja, gjë që e kufizon mundësinë për të përfituar nga gabimet eventuale në matjen e energjisë elektrike. Gabimet eventuale nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre dhe çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht, në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi. Moszbatimi i këtyre detyrimeve nga operatorët do të trajtohet sipas kornizës përkatëse ligjore.

ZRRE-ja mbetet e përkushtuar për transparencë, përgjegjësi dhe trajtim të drejtë të çdo ankese të paraqitur nga konsumatorët, dhe kjo në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Kosova News 21/04/2026 21/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
15:55 -20/07/2026
Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?