Nëse jeta aliene ekziston në sistemin tonë diellor, shkencëtarët besojnë se ka shumë gjasa ta gjejnë atë në planetin Mars ose në pjesë të Saturnit dhe të Jupiterit, shkroi DailyMail të martën.
Kjo teori i ka shtyrë ata që ta nisin një anije kozmike nga Toka në një udhëtim tetëvjeçar, më të madhin në sistemin diellor.
Sapo të arrijë, sateliti Juice, do të bëjë një sërë fluturimesh në planetin Jupiter dhe pranë tri hënave të tij, Callisto, Ganymede dhe Europa. Shkencëtarët thanë se anija shpreson t’i ndjekë hapat e alienëve që “mund të jenë diku.
Anija kozmike fluturon më 13 prill nga Porti Hapësinor në Guiana të Francës dhe do të bëjë një udhëtim prej 6.6 miliardë kilometrash, për të përfunduar misionin në korrikun e 2031-s.
Jashtëtokësorët, të quajtur ndryshe si alienë, konsiderohen qenie që jetojnë jashtë planetit Tokë. Shkenca ende s’ka prova për ekzistimin e tyre, paçka se ka teori të ndryshme.


