KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Angazhohen tre ekspertë në Komisioni Hetimor për punësimet në MPJD
Politikë

Angazhohen tre ekspertë në Komisioni Hetimor për punësimet në MPJD

Kosova News
Kosova News 15:32 -06/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë angazhuar tre ekspertë të pavarur.

Përundër pakënaqësive u arrit ky dakordim me kërkesën e partisë në pushtet.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të votohen 3 ekspertë duke u arsyetuar se grupi i LVV përbëhet edhe nga Guxo dhe komunitetet pakicë.

“Mendoj që ashtu siç jemi dakorduar që të shkojmë me 3 propozime, duhet të shkojmë edhe sot me tri propozime. Mu më vjen mirë që keni arrit si opozitë me shku me një emër që është kandidati që është propozu nga ana juaj. Grupi jonë parlamentar përbëhet nga deputetë të LVV, deputetë të Guxo dhe deputetë të komunitetit pakicë. Ne mund ta propozojmë një emër të një eksperti por duam të krijojmë hapësirë që edhe deputetët e tjerë të propozojnë emra tjerë të ekspertëve që konsiderojnë se janë të pa anshëm dhe që mund ta bëjnë në plotni punën e tyre si ekspert në kuadër të këtij komisioni. Mendoj se duhet të mbesim me numrin 3 të anëtarëve të propozuar”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, vlerësoi se secili nga ekspertet e propozuar janë ekspertë për lëvdatë. Derisa sipas saj nësë kërkohen ekspertë të pavarur që nuk kanë lidhje me parti politike duhet të ketë konkurs të hapur.

“Sa i përket përkatësive politike, nëse ne dojmë ekspertë të pavarur duhet të ketë konkurs të hapur nga Kuvendi ku aplikojnë dhe pranohen si ekspertë të pavarur. Përderisa ne propozojmë si grupe parlamentare automatikisht janë persona që në një mënyrë ose tjetër kanë lidhje me një parti politike”, tha Musliu Shoshi.

Kundër këtij deklarimi ka reaguar deputetja e partisë në pushtet LVV, Fitore Pacolli, duke thënë se ekspertët e propozuar nga PDK janë puro PDK.

“Po më pengon kjo mendësi. Ekspertet janë njerëz të pavarur s’do me thënë me qenë në parti politike. Emrat që i kemi sjell nuk janë as aktivistë të Guxo, as aktivistë të LVV janë ekspert të pavarur që janë angazhuar për punë të pavarur dhe profesionale. Eksperti i propozuar nga LDK mund të themi se është ekspert i pavarur. Por ekspert që i ke sjell t’i janë puro PDK. Ata flasin me gjuhën e PDK-së”, shtoi ajo.

Për ekspertët reagoi edhe kryetarja e komisionit Time Kadrijaj, e cila kërkoin angazhimin e vetëm dy ekspertëve.

“Ju Vetëvendosja jeni me ruajt buxhetin nuk di pse po insistoni me i pas tre ekspertë gjithmonë jeni thirr me kursyer buxhetin. Tash po bini ndesh me këtë. Lëne me dy ekspert mendoj se është mjaftueshëm”, shtoi Kadrijaj.

Derisa Pacoilli iu kundërpërgjigj duke thënë se për tre propozime janë duke iu referuar rregullores. Ekspertët e angazhuar sipas kryetares Kaadrijaj janë Gzim Kolgeici, Shpend Shabani dhe Shkëlqim Jakupi.

Kjo mbledhje nuk kaloi pa u përmendur edhe përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiqin.

Deputetja Pacolli ka cituar disa fjalë të deputetes Ariana Musliu Shoshi që sipas saj nuk u dëgjuan nga mediat.

“Deputetja e PDK-së e tha një fjali që duhet me ndi edhe mediat. Tha kurrgjo nuk iu ka dal çka ka me ju dal. Po i bien që PDK bashkë me Radojiçiqin e me Simiqin keni incizu e përgju pra e keni planifiku. Kur ti po e din qa ka me dal e din PDK qa ka bo kështu që duhet me dhanë përgjegjësi publike”, shtoi ajo.

Derisa diskutimin e ndërpriti kryetarja e komisionit duke kërkuar që të vazhdohet me pikat e rendit të ditës.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 06/06/2024 06/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?