KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analizat gjenetike tregojnë rrugën për parandalimin e sëmundjeve kronike
Shëndetësi

Analizat gjenetike tregojnë rrugën për parandalimin e sëmundjeve kronike

Kosova News
Kosova News 16:43 -01/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Specialistja e Gjenetikës Mjekësore në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Biruni” në Stamboll, prof. dr. Zeynep Ocak tha se struktura gjenetike ndikon drejtpërdrejt në suksesin e trajtimit në sëmundjet kronike dhe se identifikimi i shënuesve gjenetikë ofron avantazh të rëndësishëm për trajtimin në kohë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar nga spitali, Ocak vuri në dukje se analizat gjithëpërfshirëse gjenetike mund të parashikojnë shkencërisht trendet shëndetësore afatgjata të një individi. Ajo tha se ADN-ja tani zbulon se si trupi do t’i përgjigjet trajtimit, cilat ilaçe do të jenë efektive dhe cilat rreziqe shëndetësore mund të hasen në të ardhmen.

Pasi shpjegoi se ADN-ja është bërë një nga përcaktuesit më themelorë që ndikojnë në përgjigjen e trupit ndaj ilaçeve dhe suksesin e trajtimit, Ocak tha se “Fusha e farmakogjenetikës bën të mundur parashikimin se cilat ilaçe do të jenë efektive në cilat doza bazuar në përbërjen gjenetike të një individi”.

Sipas saj “Antidepresivët mund të jenë joefektivë te disa pacientë ndërsa mund të shkaktojnë efekte anësore tek të tjerët. Arsyeja e këtyre ndryshimeve janë ndryshimet tona gjenetike. Epoka e trajtimeve të ngjashme për çdo sëmundje tani po zëvendësohet nga një epokë e trajtimit të personalizuar”.

Specialistja Ocak thekson rëndësinë e informacionit gjenetik në mjekësinë parandaluese për sëmundjet multifaktoriale si hipertensioni, diabeti, migrena dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Kur identifikohet predispozita gjenetike, individët përmes të ushqyerit, ushtrimeve, menaxhimit të stresit dhe kontrolleve të rregullta mund të marrin masa parandaluese përpara se sëmundja të zhvillohet. Interpretimi i saktë i informacionit gjenetik mbështet jo vetëm trajtimin, por edhe ruajtjen e një jete të shëndetshme”, tha ajo duke shtuar:

“Analizat gjithëpërfshirëse gjenetike zbulojnë predispozita gjenetike për gjendje të tilla si mpiksja e gjakut, çrregullimet e metabolizmit të kolesterolit dhe dobësia e muskujve të zemrës në sëmundjet kardiovaskulare”.

– “Diagnostikimi i hershëm ofron avantazh të rëndësishëm për trajtimin”

Më tej Ocak kujton se disa sëmundje neurologjike, të tilla si sëmundja e Alzheimerit dhe Huntingtonit, janë të lidhura ngushtë me ndryshimet gjenetike. Ajo potencon se sëmundje të tilla nuk mund të parandalohen plotësisht përmes ndryshimeve të stilit të jetës, por identifikimi i shënuesve gjenetikë siguron avantazh të rëndësishëm në aspektin e diagnostikimit të hershëm, monitorimin e afërt dhe trajtimin në kohë.

“Çdo individ mund të reagojë ndryshe ndaj të njëjtit plan ushqimi ose ushtrimesh. Një dietë që i sjell dobi një personi mund të jetë joefektive për një tjetër dhe kjo ndodh sepse gjenet përcaktojnë përdorimin e energjisë, ruajtjen e yndyrës, strukturën e muskujve dhe metabolizmin e vitaminave”, tha Ocak.

Ajo nënvizon se profilet gjenetike mund të zbulojnë se ndaj cilave grupe ushqimore një individ reagon më mirë, ndjeshmërinë e tyre ndaj kafeinës ose laktozës dhe kapacitetin e tyre antioksidues. “Edhe prodhimi i kolagjenit, ndjeshmëria ndaj diellit dhe shëndeti i lëkurës formohen nga ndryshime të vogla në ADN-në tonë. Njohja e këtyre ndryshimeve ofron bazë shkencore për planifikimin e një jete të shëndetshme”, shtoi Ocak.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 01/11/2025 01/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?