KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti serb: S’jemi gati për dialog, Vuçiqi e mashtron popullin se Kosova është pjesë e Serbisë
Politikë

Analisti serb: S’jemi gati për dialog, Vuçiqi e mashtron popullin se Kosova është pjesë e Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:53 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova, në sytë e analistit serb, Dushan Janjiq, është më e përgatitur për dialog sesa Serbia.

“Në Prishtinë ka institucione, një ekip negociator, një këshill ekspertësh, është e qartë se qeveria merret me negociatat me Beogradin, rregullat dihen, tek ne nuk e di kush merret me të, duhet të jetë Petar Petkoviqi”. Kështu përgjigjet ai në pyetjen se kush merret realisht me thelbin e dialogut.

Janjiq tha për N1 se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është ndoshta negociatori kryesor dhe i vetëm dhe shtoi se Serbia nuk është e gatshme për dialog serioz.

“Nuk jemi gati për dialog serioz, nuk kemi ekip ekspertësh, zakonisht negociatori nuk duhet të jetë politikan, supozoj se do të jetë Ivica Daçiq. Problemi këtu është frika për të bërë ndonjë gjë, kujt do t’i bartet përgjegjësia. Të gjitha qeveritë që nga Koshtunica e deri këtu jetojnë në deluzionin e tyre ideologjik dhe e mashtrojnë popullin se Kosova është pjesë e Serbisë. Po, në hartë dhe zyrtarisht ligjërisht, por në realitet Kosova është një territor nën kontrollin e autoriteteve të Kosovës”, thotë Janjiq.

Afati i ri-regjistrimin e automjeteve i caktuar nga Qeveria e Kosovës skadoi sot. Përkundër presionit ndërkombëtar, Qeveria e Albin Kurtit njoftoi se nuk do të ketë vonesa në afat, përkatësisht nga e marta deri më 21 nëntor qytetarët me targa të Serbisë do të qortohen dhe se pas kësaj date do të gjobiten.

Ai beson se Kurti ka bërë “gjysmë hapi” kur është fjala për riregjistrimin, pasi nuk ka pranuar sugjerimin e ndërkombëtarëve që shtyrja të jetë 10 muaj.

“Karakteristikë e tij është loja afatshkurtër, me sa shoh të gjithë e mbështesin. 31 korriku duhej të ishte data e parë, tani është tetori, shiko sa është zhvendosur. Zgjidhja e problemit të targave ka nisur që nga viti 2017. Tani presim lëvizjen e Beogradit”, shtoi ai.

Janjiq thotë se shtetet e Quint-it e kanë të qartë se Kurti dhe Vuçiq nuk do të bien dakord për një zgjidhje të qëndrueshme për targat.

Historiani serb: Është e qartë që Kosova s’është e Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?