KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analisti i sigurisë i kundërpërgjigjet MTS-së: Punëtori juaj, me nofkën “Mami”, mori pjesë në aksionin terrorist në Banjskë
Siguri

Analisti i sigurisë i kundërpërgjigjet MTS-së: Punëtori juaj, me nofkën “Mami”, mori pjesë në aksionin terrorist në Banjskë

Kosova News
Kosova News 20:55 -16/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agim Musliu, analist i sigurisë, në një postim në profilin e tij në Facebook ka ngritur akuza serioze ndaj operatorit serb në Kosovë, MTS, për lidhje të tërthorta me sulmin terrorist në Banjskë. Ai thotë se një nga pjesëmarrësit kryesorë në atë sulm, Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, ka qenë punonjës i MTS dhe ka marrë pagë mujore nga kjo kompani për vite me radhë.

“Ju mund të bëni edhe padi, por faktet nuk mund t’i zhdukni për implikimin e juaj në mbështetje të grupit terrorist,” ka shkruar Musliu, duke iu drejtuar publikisht kompanisë serbe.

Sipas tij, Radivojeviq ka qenë shofer personal i drejtorit të MTS-it, Zoran Millojeviq, dhe ka përfituar nga kjo kompani pagë që arrinte deri në 1,246.26 euro në muaj. Musliu shton se burimet e tij brenda strukturave të sigurisë së Kosovës e konfirmojnë këtë informacion.

Vladimir Radivojeviq, një figurë e njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, ishte përfshirë në organizimin e barrikadave në veri, kishte lidhje të ngushta me strukturat ilegale dhe Listën Serbe, dhe ka qenë pjesë e organizates së shpallur terroriste “Mbrojtja Civile”. Ai dyshohet gjithashtu për futjen e armëve ilegale nga Serbia në Kosovë, gjatë dhe para vendosjes së barrikadave.

Në vitin 2021, Radivojeviq kishte marrë pjesë në një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, bashkë me Goran Rakiqin dhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe. Në atë takim, i ishte drejtuar Vuçiqit me fjalët:

“Nëse Serbia nuk intervenon dhe nuk bën diçka në lidhje me ndalimin e prezencës së Policisë së Kosovës në veri, atëherë do të bëjmë diçka të madhe dhe do të largohemi përgjithmonë nga Kosova.”

“Punëtori i juaj e mbajti fjalën e dhënë Vuçiqit – bëri ‘diçka të madhe’, sulmoi Banjskën bashkë me Radoiçiqin dhe të tjerë,” shkruan Musliu.

Përkundër këtyre fakteve të publikuara, MTS nuk ka dhënë asnjë reagim publik, as nuk ka mohuar dhe as nuk ka komentuar për punësimin e Radivojeviqit.

Musliu ngre pyetjen që ende mbetet pa përgjigje: “A e dinit se personi i përfshirë në sulm ishte punonjësi juaj? Dhe pse nuk keni reaguar ende për këtë?”

Ngjarja e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, e cilësuar si sulm terrorist i organizuar, tronditi sigurinë në veri të Kosovës dhe u dënua ndërkombëtarisht. Akuzat ndaj MTS-it për përfshirje të tërthortë përmes punonjësve të saj, janë një zhvillim i ri që kërkon transparencë dhe përgjegjësi.

KosovaNews para disa muajsh pati shkruar se terroristi “Mami”, nga Zveçani ishte shofer i drejtorit të “Telekom Serbia” në Kosovë. Shkrimin mund ta lexoni linkun në vazhdim.

Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta

Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Kosova News 16/07/2025 16/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?