KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Mundësia për kornizë të re të dialogut është minimale
Politikë

Analistët: Mundësia për kornizë të re të dialogut është minimale

Kosova News
Kosova News 17:18 -17/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka filluar të intensifikohet kohëve të fundit. E, në këtë kuadër presidenti i Serbisë, ditë më parë paralajmëroi mundësinë për një kornizë të re për dialogun. Kjo u mohua nga emisari i BE-së për dialog. Ndërkohë, edhe njohës të procesit të dialogut në Kosovë thonë se gjasat e ndryshimit të formatit të dialogut janë minimale.

Tri herë brenda një intervali kohor prej rreth 30 ditësh vizitoi Kosovën emisari Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Në vizitën e fundit, këtë të enjte në Prishtinë, Lajçak mohoi pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili paralajmëroi për mundësinë e një kornize të re për dialogun. 

Gjasat për ndryshime dhe një format të ri të dialogut Kosove-Serbi, janë minimale, vlerëson njohësi i procesit të dialogut, Artan Muhaxhiri. Sipas tij, vizitat e shpeshta janë vetëm tregues për përpjekjet për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet dy vendeve.

“Për sa i përket mundësisë së ndryshimeve të rëndësishme në dialog, nuk mendoj se ky është një opsion realist, sepse tashmë dialogu e ka formën e vet. Nuk besoj se do të mundë të ketë ndonjë ndryshim radikal. Mund të ketë ndonjë ndryshim për sa i përket vizitave edhe natyrës së takimeve, por çdo gjë është në drejtim të arritjes së marrëveshjes finale”, tha ai.  

Në kuadër të ndryshimeve në formatin e dialogut me Serbinë, në të kaluarën është përmendur mundësia e përfshirjes së opozitës kosovare në ekipin dialogues. Por, kjo ishte kundërshtuar nga partitë opozitare. Edhe profesori universitar i shkencave politike, Bekim Baliqi, thotë po ashtu se zgjerimi i ekipit dialogues është i panevojshëm.

“Tashmë është krijuar një pajtueshmëri që dialogu nuk duhet të shfrytëzohet për poenë politik. Unë mendoj se kjo nuk e bënë të domosdoshme krijimin e një ekipi të unitetit, siç ka qenë më herët, apo edhe të krijimit të një trupe mbi institucionale. Prandaj, nuk e shoh si diçka të domosdoshme, por, natyrisht për dialogun duhet të ketë një konsensus kombëtar”, tha ai.

Dialogu Kosovë-Serbi ka filluar në vitin 2011. Fillimisht nisi si teknik e  më pas ndryshoi formatin në politik, me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve dy vendeve. Një gjë e tillë po kërkohet prej vitesh nga ndërkombëtarët. Megjithëkëtë, marrëveshja duket të jetë e largët, pasi Kosova e Serbia vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme e jo gatishmëri për arritjen e marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vete.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

TAGGED: Albin Kurti, Dialogu Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Kosova News 17/09/2022 17/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
10:30 -07/06/2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
10:11 -07/06/2025
Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës
09:41 -07/06/2025
Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë
09:39 -07/06/2025
Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë
08:45 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?