KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Deklaratat e Vuçiqit – lojë politike që kanë qëllim Asociacionin
Politikë

Analistët: Deklaratat e Vuçiqit – lojë politike që kanë qëllim Asociacionin

Kosova News
Kosova News 21:02 -13/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësit e politikës, po e konsiderojnë të pashmangshme zbatimin e vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumentet e identifikimit. Me gjithë deklarimet tendencioze të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Kosova gjoja po planifikon sulm ndaj serbëve në veri, ata kanë shtuar se kjo është vetëm një lojë politike e tij.

Sa më shumë po afrohet data për zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente identifikimi, në shumë prej deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, u përmend Kosova.

Së fundmi, ai akuzoi institucionet e Kosovës për një organizim të aksionit për likuidimin e serbëve të Kosovës.

E kjo deklaratë e tij, po konsiderohet si lojë politike, pasi që Serbia në një mënyre apo në një tjetër duhet zbatojë vendimin për reciprocitet.

“Këto janë deklarata populiste. Dhe, nëse vendimi për reciprocitetin do të zbatohet nga shtatori nga Qeveria Kurti, mendoj që Vuçiq do të humb një pjesë të madhe të pushtetit të tij, sidomos tek serbët e Kosovës, dhe veçanërisht tek serbët e veriut. Më nuk do t’i shiten parullat e tij se serbët në Kosovë janë në rrezik”, ka deklaruar analisti politik, Arbnor Sadiku.

Ndërkohë sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala, qëllimi kryesor i Vuçiqit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Gjitha këto janë lojëra politike të presidentit Vuçiq, i cili ka për qëllim që institucioneve të Republikës së Kosovës t’i pamundësohet shtrirja e autoritetit në atë pjesë [veri]. Kështu, ai do të arrijë qëllimin e saj që të shkëpus dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me kompetencë ekzekutive”, ka deklaruar Shala.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuciq, do të takohen në Bruksel më 18 gusht. Mirëpo ende nuk dihen temat e bisedimeve dhe nuk është publikuar agjenda e plotë e këtij takimi./rtvd/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Kosova News 13/08/2022 13/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?