Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar së të martën ka marr pjesë në diskutimin për amendamentet kushtetuese për procesin e vettingun në sistemin e drejtësisë, të cilin e ka organizuar Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).
“Pas prezantimit të analizës së ekspertit lidhur me amendamentet kushtetuese për Vettingun e niveleve të larta, vazhduam punën në shqyrtimin e amendamenteve në mënyrë që ato sa më parë të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese”, shkroi Haxhiu në Facebook.


