KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
Lajme

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Kosova News
Kosova News 21:34 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit po rriten dita-ditës, me përshkallëzimin e deklaratave dhe veprimeve nga të dyja palët.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka folur për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke sqaruar se ambasadat izraelite nëpër botë nuk janë mbyllur, por kanë kaluar në një regjim të veçantë pune.

“Ambasadat e Izraelit nuk janë mbyllur, por kanë ndryshuar shërbimet që ofrojnë. Që nga fillimi i operacionit në Iran, nuk po ofrohen shërbime konsullore për publikun dhe po funksionojnë sipas udhëzimeve të emergjencës. Në Kosovë nuk kemi ambasadë; shërbimet janë ofruar përmes Ambasadës në Tiranë, e cila aktualisht nuk po i ofron këto shërbime”, deklaroi ajo.

Ambasadorja Ziv ka theksuar se regjimi iranian, sipas saj, është përkushtuar prej vitesh në armatim dhe retorikë kundër Izraelit. Ajo ka ngritur shqetësime për programin bërthamor të Iranit.

“Gjatë viteve, Irani ka investuar në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake për të realizuar qëllimin e tij për shkatërrimin e Izraelit. Ai ka zhvilluar një program të fshehtë për armë bërthamore dhe një industri të raketave balistike me rreze deri në 4,000 kilometra. Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore thekson se programi nuk është për qëllime paqësore. Vetëm në dy muajt e fundit, Irani ka pasuruar uranium mjaftueshëm për tri bomba bërthamore dhe në total ka sasi për nëntë të tilla.”

Sipas saj, situata është e tillë që kërkon reagim të menjëhershëm për të shmangur kërcënimin e një arme bërthamore.

Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas raportimeve në mediat botërore, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për t’iu bashkuar ofensivës izraelite kundër Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar dorëzimin e Iranit pa kushte, ndërsa udhëheqësi suprem i Iranit ka paralajmëruar pasoja të rënda në rast të një ndërhyrjeje amerikane.

Gjithashtu lexoni:

WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

AAK në Gjakovë, emra të njohur nga PSHDK i bashkohen Ardian Gjinit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Kosova News 19/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

CNN: Trump në prag të bombardimit të Iranit – synon të shmangë shpërthimin e një lufte të madhe
02:02 -19/06/2025
Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia
01:35 -19/06/2025
WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit
01:10 -19/06/2025
Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?