KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori suedez: S’ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit, fokusi i Evropës është në luftën e Ukrainës
Politikë

Ambasadori suedez: S’ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit, fokusi i Evropës është në luftën e Ukrainës

Kosova News
Kosova News 08:58 -14/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund ka thënë se fokusi i BE-së është në agresionin rus ndaj Ukrainës, ndërsa nuk ka kohë për diskutime rreth Urës se Ibrit në këtë moment.


Megjithëse ka thënë se Ura duhet të hapet, Westerlund ka përdorur një fjalë të vjetër greke, “kairos”, që nënkupton se një vendim duhet të merret në momentin e duhur, për të maksimizuar rezultatin.


Sipas ambasadorit, pyetjet se kur dhe si duhet të hapet ura, i takojnë popullsisë në të dy anët e lumit, bashkërisht në konsultime me komunitetin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të spekulojë nëse vendimet e fundit të Qeverisë po bëhën në prag të zgjedhjeve, ndërsa ka kërkuar koordinim më të mirë me bashkësinë ndërkombëtare.


“Në gjuhën greke është një fjalë, ‘kairos’, që do të thotë se duhet ta marrësh një vendim në momentin e duhur për të pasur rezultatet më të mira të mundshme. Nuk ma merr mendja se kemi ‘kairos’ momentalisht. Ura duhet të hapet, besoj që të gjithë pajtohemi për këtë, pyetja është kur dhe si. Në pikëpamjen time duhet të behet në përputhje me konsultime të popullsisë në dy anët e lumit dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky është një problem simbolik, në realitet ka shumë ura tjera të hapura ku mund të qarkullojnë veturat e këmbësorët në Ibër”.


“Nuk dua të spekuloj (se këto veprime po bëhen sepse jemi në prag të zgjedhjeve). Do ta vlerësonim shumë nëse disa nga këto çështje do të diskutoheshin me komunitetin ndërkombëtar para se të ngriheshin problemet. Kjo është theksuar në disa raste ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe kryeministrit Kurti”.


Wusterland, për paralajmërimet e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se sanksionet ndaj Kosovës mund të agresohen, ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar, por se duhet të shihet “fotoja e madhe” ku Kosova është pjesë e Evropës, siguria e së cilës është në rrezik.


Ai ka theksuar se fokusi i BE-së është në luftën Rusi-Ukrainë, sic duhet të fokusohet edhe Kosova, Suedia dhe të gjitha vendet e Evropës.


“Kam ndjekur deklaratat e zëdhënësit të BE-së për këtë çështje. Nuk kam asgjë për të shtuar. Por, siç them gjithmonë, duhet ta shohim ‘foton e madhe’.

Kosova është pjesë e Evropës. Që të dyja vendet, edhe Kosova edhe Suedia, janë shtete të vogla dhe duhet ta kuptojmë se çfarë po ndodh në Evropë tani me agresionin rus mbi Ukrainën. Koha është që të fokusohemi aty dhe se si Kosova, Suedia e aleatët tjerë mund ta ndihmojnë Ukrainën nga Rusia, e cila po rrezikon edhe sigurinë evropiane. Pra, këtu duhet të jetë fokusi dhe nuk ka kohë për diskutime rreth Urës në këtë moment. Duhet të diskutojmë për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe duhet të diskutojmë si mund ta ndihmojmë Ukrainën”, ka thënë ai për Ekonomia Online.


Tutje, ai ka thënë se vendi duhet të fokusohet edhe në zhvillimin ekonomik dhe thellimin e bashkëpunimit me Suedinë, e cila ka disa kompani të saj që po operojnë në Kosovë dhe disa të tjëra të interesuara.


“Çdo shtet demokratik, si Kosova, duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik. Kryeministri ka thënë disa indikatorë që Kosova po ecë përpara me ekonomi. Mendoj se duhet të fokusohesh aty ku mund të kesh ndikim, si për shembull thellimi i bashkëpunimit në marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Suedisë”.


“Ka disa kompani suedeze që kanë ardhur në Kosovë. Një shumë e madhe madje, kohëve të fundit, që ka nisur biznesin e saj këtu është Sigma, këtë vit. Kemi edhe kompaninë suedeze të telekomit,

Erickson që ka themeluar një qendër kërkimi dhe zhvillimi. Ka edhe shumë kompani teknologjike, dhe nga ato që merren me inteligjencën artificiale, të interesuara nga Suedia. Prandaj, patjetër që duhet të fokusohemi për ta rritur tregtinë mes vendeve tona”, ka thënë ambassador.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Të shtëna me armë në Prishtinë

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Kosova News 14/09/2024 14/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?