KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i Palestinës në përqafime të ngrohta me kriminelin serb, Vojislav Sheshel (FOTO)
Politikë

Ambasadori i Palestinës në përqafime të ngrohta me kriminelin serb, Vojislav Sheshel (FOTO)

Kosova News
Kosova News 11:22 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kryeqytetin serb ka ndodhur dje një takim në mes Vojislav Sheshelit, i dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi nga Tribunali i Hagës, dhe ambasadorit të Palestinës në Beograd, Muhamedom Al Namurom.

Shesheli, i cili është edhe kandidati i radikalëve për kryeministër, ka pritur  ambasadorin palestinez në selinë e Partisë Radikale Serbe, në Beograd, teksa shihet se ka pasur një takim të ngrohtë me të.

Në pamjet e publikuara në mediat serbe siç është N1, ambasadori palestinez dhe krimineli Sheshel shihen nën përqafim të ngrohtë.

Siç raportohet, në takim Sheshel tha se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve.

“Populli serb, si viktima e parë evropiane e imperializmit amerikan, ka detyrim moral të ngrejë zërin dhe të kundërshtojë persekutimin e paprecedentë të popullit palestinez, i cili qëndron pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Sheshel.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pasi grupi ekstremist sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke rrethuar Gazën – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke kryer sulme të pareshtura ajrore, por edhe tokësore.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?