KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori gjerman: T’u shpjegohet serbëve të Kosovës se në Kosovë duhet të përdoren targat RKS
Siguri

Ambasadori gjerman: T’u shpjegohet serbëve të Kosovës se në Kosovë duhet të përdoren targat RKS

Kosova News
Kosova News 17:38 -01/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet e Quint-it, gjithmonë e kanë bërë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat ilegale si KM, GL e të tjera, pasi sipas tij, kjo është në përputhje edhe me marrëveshjen e Brukselit.

Madje, ai ka qenë shumë më i qartë sesa diplomatët tjerë kur ka theksuar se “serbëve të Kosovës duhet t’u bëhet e qartë se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”.

“Por … do të doja të shihja përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në shtensionim. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serbë të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Megjithatë, ai tha se edhe përfaqësuesit kosovarë edhe ata serbë duhet të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në shtensionim të situatës dhe se këshillat e partnerëve ndërkombëtarë duhet të ndiqen, përcjell KosovaNews.

“Duhet më shumë sens i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe Quint kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, thotë Rohde, dhe shton: “Ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm (në kërkesën) për një periudhë më të gjatë tranzicioni siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë, për të zgjidhur edhe çështjet tjera të mbetura teknike në mënyrë pragmatike. Ne ende mendojmë se këshillat tona duhet të ndiqen”.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Kosova News 01/11/2022 01/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?