KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Countryman për situatën në veri: Depërshkallëzimi s’bëhet me fjalë, por me vepra
Politikë

Ambasadori Countryman për situatën në veri: Depërshkallëzimi s’bëhet me fjalë, por me vepra

Bekim Morina
Bekim Morina 18:13 -18/07/2023
Shpërndaje
WASHINGTON, DC - OCTOBER 31: Assistant Secretary of State for International Security and Nonproliferation Thomas Countryman testifies before the Senate Foreign Relations Committee October 31, 2013 in Washington, DC. Countryman testified before the committee about the current situation in Syria. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
Shpërndaje

 “Konfirmimi i depërshkallëzimit nuk bëhet me llafe – apo kushte të marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe komunitetit serb të Kosovës”, tha për Zërin e Amerikës, Thomas Countryman, një diplomat amerikan në pension me përvojë 35-vjeçare në këtë fushë.

Ambasadori Countryman, i cili shërbeu në Ambasadën Amerikane në Beograd në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, thotë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të mundësojë qetësimin e tensioneve aktuale, të cilat ndikojnë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

“Nëse jo një tërheqje e plotë, atëherë së paku kufizim të qasjes për pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës dhe lëvizje që tregojnë mirëkuptimin e nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e lidershipit legjitim në komunat në veri të Kosovës”, tha më tej Countryman.

Me këtë qëndrim diplomati amerikan ka reaguar ndaj indikacioneve të mundshme për fillimin e zbutjes së tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pas bisedimeve të Bratislavës mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ndërmjetësuesit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Më pas u ra dakord që prania e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në katër komuna në veri të Kosovës të zvogëlohet për një të katërtën, si dhe që autoritetet e Kosovës të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat me shumicë serbe.

Po ashtu Countryman nënvizoi për “Zërin e Amerikës” se nuk pajtohet me pretendimet, të cilat dëgjohen nga radhët e autoriteteve kosovare dhe një pjesë e opinionit, se bashkësia ndërkombëtare aplikon një lloj qasjeje më të butë ndaj Serbisë, për të ta heqë atë nga ndikimi i Rusisë.

“Brukseli dhe Uashingtoni po përpiqen të zgjidhin çështjet e hapura në atë rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zhurmshme dhe të qartë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë nuk i kuptojnë arsyet që mund të motivojnë një qasje të tillë”, deklaroi Countryman.

Countryman foli për “Zërin e Amerikës” në margjinat e debatit në Uashington, të cilin Këshilli Atlantik joqeveritar e organizoi sipas rregullave të “chatham house” me anëtarë të sektorit civil dhe gazetarë nga veriu i Kosovës për mundësitë e de-përshkallëzimit.

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Kryetari i Kamenicës zbulon “amanetin” që ia kishte lënë ish-kryetari: Bashkëpuno me Bojanin, përkrahësin e Mladicit!

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë botës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?