KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re
Politikë

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re

KosovaNewss
KosovaNewss 19:16 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në një mbledhje të mbajtur sot në Vjenë, ka folur për situatën e sigurisë dhe atë politike në Kosovë.

Holland ka përmendur zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, teksa ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’ua nënvizojë bashkëbiseduesve në Kosovë nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

“Ne vazhdojmë t’ua theksojmë përfaqësuesve kosovarë, urgjencën e formimit të qeverisë”, është cituar të ketë thënë ai.

Ai ka thënë se shteti i tij ndan shqetësime të theksuar në raportin e Misionit të OSBE-së, për nivelin e tensioneve në komunat veriore gjatë periudhës së raportimit.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e shqetësuar për mënyrën e pakoordinuar të mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimet e theksuara në raportin  e Misionit mbi nivelin e tensioneve në katër komunat veriore gjatë periudhës së raportimit. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga mënyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetësore për serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera jo-shumicë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të sigurojë që komunitetet jo-shumicë të mund të luajnë një rol të plotë dhe të barabartë në të ardhmen e vendit, dhe të mbështesë angazhimet e Kosovës si një shtet gjithëpërfshirës dhe shumetnik”, ka thënë ai.

Britania e Madhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen me konstruktivitet në dialog, ndërsa ka përsëritur po ashtu kërkesën që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Mospërmbushja e zotimeve, sipas Britanisë së Madhe, ka ndikime negative në jetën e përditshme te qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë

PDK paralajmëron konferencë për media

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

KosovaNewss 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Vihet gur themeli i shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, Kurti: Lajm i mirë për arsimin
13:19 -30/05/2025
Aktakuzë ndaj një avokateje dhe një përmbaruesi privat, dyshohen se përfituan 25 mijë euro kundërligjshëm
12:40 -30/05/2025
Haradinaj: Përulemi para sakrificës së heronjve
12:17 -30/05/2025
Sot studentët mund të fitojnë anëtarësim falas në Bibliotekën Kombëtare
12:09 -30/05/2025
PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë
11:17 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?