KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada Gjermane: Skanerët me rreze X për pikat kufitare me Serbinë pritet t’i vijnë Kosovës në tre-mujorin e parë të 2026-ës
Lajme

Ambasada Gjermane: Skanerët me rreze X për pikat kufitare me Serbinë pritet t’i vijnë Kosovës në tre-mujorin e parë të 2026-ës

Kosova News
Kosova News 15:58 -03/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmi terrorist që kishte ndodhur në Banjskë në shtatorin e vitit 2023 dhe sasia e madhe e armatimit që ishte kapur nga autoritetet e sigurisë në pjesën Veriore të Kosovës, kishte bërë qe Qeveria e Kosovës të marrë një vendim për të kufizuar hyrjen e kamionëve me mallra nga Serbia si një kundërpërgjigje dhe masë për rritjen e sigurisë.

Vendet aleate kishin kërkuar që Kosova të hiqte një masë të tillë, duke premtuar se do ta ndihmojnë në rritjen e sigurisë nëpër pikat kufitare me Serbinë. Gjermania kishte premtuar disa skanerë për të pasur kontrolle sa më efikase nëpër kufijt me fqinjin verior.

Pas kërkesës së vendeve aleate, kreu i Qeverisë së Kosovës, më 7 tetor 2024 kishte marrë vendim për ndryshimin e kësaj mase dhe kalimin nga “kufizimi” në “kontroll të shtuar”.

Por kur do të vijnë skanerët gjermanë me rreze X në Kosovë?

Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada e Gjermanisë duke sqaruar procedurat dhe kompleksitetet teknike, kanë konfirmuar se skanerët pritet që të vijnë në Kosovë në tre muajt e parë të vitit 2026.

Gjithë përpjekja për sjelljen e skanerëve në Kosovë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ-in, institucionet e Kosovës, BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtare.

“Gjermania mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur qeverinë kosovare në marrjen e skanerëve të nevojshëm për pikat e saj kufitare. Procesi i prokurimit, aktualisht duke u zhvilluar, përfshin vlerësime të plota për të siguruar që janë identifikuar zgjidhjet më efektive për sfidat specifike në kufi. Për shkak të kompleksitetit teknik të projektit – për shkak se skanerët me rreze X për transportin e mallrave nuk janë një produkt i gatshëm, por duhet të kombinohen së bashku – , ky proces kërkon kohë dhe konsideratë të kujdesshme. Të gjitha përpjekjet po ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me GIZ-in, institucionet relevante qeveritare kosovare, BE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për prodhimin dhe dorëzimin e skanerëve, dorëzimi pritet gjatë tremujorit të parë të vitit 2026”, ka thënë Ambasada Gjermane për Gazetën Express.

Në fund, Ambasada Gjermane thotë se mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në monitorimin dhe inspektimin në pikën kufitare në Merdare.

Sipas tyre, institucionet e Kosovës mundet që përmes masave  shtesë të lehtësojë lëvizjen e mallrave në kufi, gjë që mund të përkthehen ne përmirësime të rëndësishme për kompanitë kosovare, gjermane e ndërkombëtare.

Ambasada thotë e këto përmirësime mund të ndodhin shpejt edhe pasur skanerë.

 “Veçanërisht, përmirësime të tilla mund të futen shpejt pa kërkuar pajisje të reja, duke krijuar kështu ndikime të menjëhershme pozitive për bizneset dhe mjedisin e biznesit në Kosovë dhe rajon”, kanë përfunduar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për Gazetën Express.

Kryeministri Albin Kurti në qershorin e vitit 2024 pas vizitës në Hamburg dhe në portin e qytetit gjerman, kishte treguar se Gjermania ka shprehur interesin e saj për ta ndihmuar Kosovën me skanerë me rreze X.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 03/04/2025 03/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?