KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada gjermane: Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe veproni drejt kompromisit politik
Politikë

Ambasada gjermane: Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe veproni drejt kompromisit politik

Kosova News
Kosova News 11:04 -15/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i bënë thirrje deputetëve që brenda 30-ditësh të konstituojnë kuvendin që përmes votimit të hapur ta zgjedhin kryetarin e kuvendit. Ambasada e Gjermanisë pret që konstituimi i kuvendit të bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe u bënë thirrje përfaqësuesve politikë të veprojnë drejtë një kompromisi.

’Ne e mirëpresim vendimin procedural të Gjykatës Kushtetuese. Është e domosdoshme që të gjitha partitë politike dhe palët e interesuara ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të kenë parlamentin për të cilin votuan më shumë se gjysmë viti më parë. Ne presim një zgjidhje të zbatushme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë  të veprojnë drejt një kompromisi”, tha Ambasada e Gjermanisë për rtv21.

Ambasada e Gjermanisë ka kërkuar nga përfaqësuesit politik që të mos bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe t’i ndalin sulmet ndaj gjyqtarëve të saj.

“Si një institucion kyç demokratik në një vend të pavarur, është jetike që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të jetë në gjendje të kryejë në mënyrë të pavarur mandatin e saj. Sulmet personale kundër gjyqtarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin dhe pavarësinë e Gjykatës. Akuzat kundër gjyqtarëve të emëruar në mënyrë demokratike duhet të paraqiten në një mënyrë të qartë dhe të rregullt në përputhje me procedurat e duhura ligjore. Ne e mbështesim plotësisht Gjykatën Kushtetuese dhe i shohim me shqetësim akuzat e motivuara politikisht që pengojnë funksionimin e saj efektiv, veçanërisht në një kohë kur parlamenti ende nuk ka arritur të përmbushë detyrat e tij të përfaqësimit të qytetarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Kosova News 15/08/2025 15/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?