KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada e Francës kundër mbylljes së zyrave postare serbe në veri
Politikë

Ambasada e Francës kundër mbylljes së zyrave postare serbe në veri

Kosova News
Kosova News 23:51 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë të hënën në veri të vendit, Bashkimi Evropian e konsideroi si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Pro qëndrimit të BE-së ka dalë edhe Ambasada e Francës në Kosovë.

Ambasada e Francës në Kosovë tha se “Franca e mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve të Serbisë në veri të Kosovës. Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb”.

France fully supports the EU statement yesterday on the closure by the Kosovo authorities of nine postal facilities of Serbia branches in the north of Kosovo.
This is yet another unilateral and uncoordinated step which is not consistent with the EU-facilitated Dialogue and harms… https://t.co/wcznafYVUE

— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) August 6, 2024

Çka deklaroi BE?

Si pjesë e Marrëveshjeve në lidhje me Telekomunikacionet e arritura në vitin 2013 dhe Planit të Veprimit të rënë dakord në 2015, të dyja palët ranë dakord të diskutojnë shërbimet postare “në një fazë të mëvonshme”, duke pranuar kështu se çështja mund të trajtohet vetëm brenda kornizës së Dialogut. Këtë e ka pranuar sërish sot Autoriteti Rregullativ i Shërbimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës.

BE-ja është e gatshme ta përfshijë këtë çështje në agjendën e takimit të ardhshëm të Dialogut. BE pret që palët të zhvillojnë ide konstruktive që mund të shërbejnë si bazë për zgjidhje.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara nuk mund të ofrojnë zgjidhje për këtë apo ndonjë çështje tjetër që i përket procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mbyllja e shërbimeve ekzistuese të serbëve të Kosovës, pa ndonjë marrëveshje të re të rënë dakord paraprakisht, do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së këtij komuniteti. I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha të hënën në deklaratë Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Murati: Kushtetuesja rikonfirmoi se pozicioni ynë ka qenë parimor dhe i bazuar në Kushtetutë

Gërvalla: Mosvotimi është shkelje kushtetuese, duhet zgjidhje brenda 30 ditësh

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman
16:56 -27/06/2025
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!
16:51 -27/06/2025
Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve
16:49 -27/06/2025
Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë
16:47 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?