KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasada britanike ndan bursë studimi për kosovarët në fushat ku pati ndikim Vjosa Berisha
Kulturë

Ambasada britanike ndan bursë studimi për kosovarët në fushat ku pati ndikim Vjosa Berisha

Kosova News
Kosova News 10:13 -01/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada britanike në Prishtinë ka lansuar “Bursën Përkujtimore Vjosa Berisha” si pjesë të programit të saj të bursave “Chevening”, nën emrin e producentes së njohur.

Çmimin nga bursa mund ta fitojnë qytetarët e Kosovës të cilët duan të studiojnë për master në Mbretërinë e Bashkuar, për Film: Menaxhimi dhe Administrimi i Arteve, Festivalit ose Kulturës; Praktikë Kreative; ose studimet e Komunikimit/Media.

Bursa i kushtohet Vjosa Berishës dhe fushat e studimit i përshtaten fushave ku ajo pati ndikim.

“Çmimi i kushtohet kujtimit dhe trashëgimisë së Vjosa Berishës dhe zgjedhja e subjekteve pasqyron gamën e fushave në të cilat Vjosa pati ndikim gjatë karrierës së saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Vjosa Berisha ka qenë fituese e bursës për një master në studimet e Medias dhe Komunikimit në Universitetin Westminster.

Ambasadori britanik Nicholas Abbott ka thënë se Berisha ka pasur ndikim të madh si producentë, ndërsa shprehu kënaqësinë për mundësinë e ofrimit të bursës për të tjerë kosovarë.

Aplikuesit në Kosovë do të mund të aplikojnë për bursën për vitin akademik 2023/2024, deri më 1 nëntor.

Vjosa Berisha vdiq më 23 qershor të këtij viti. Ajo ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e Festivalit “PriFest” për 11 vjet.

Gjithashtu lexoni:

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Çeku: Gërmimet në Ulpianë sjellin dritë mbi historinë tonë të lashtë

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Kosova News 01/09/2022 01/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë
17:16 -02/07/2025
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
17:03 -02/07/2025
Haradinaj: Bllokada në Kuvend vazhdon, presidentja ka shqetësim se koha po ec shpejt
16:57 -02/07/2025
Abdixhiku: Mbështesim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojmë unitet politik
16:26 -02/07/2025
Thaçi dhe të tjerët, ndryshon pjesërisht orari i gjykimit
15:55 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?