Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë prej 2.5 milionë eurovë për ndërtimin e objektit të ri, të Komunës së Shtimes.
Kryetari Aliu, tutje ka thënë se investimi prej 2.5 është financim i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Shtimes.
Aliu, po ashtu tha se arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi
“Objekti i ri i Komunës po ndërtohet
Me kënaqësi të veçantë, sot nënshkrova kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Shtimes, investim madhor prej 2.5 milionë eurosh, financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komunës së Shtimes.
Objekti i ri i komunës do të mbajë një domethënie të veçantë për komunitetin tonë.
Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi.
Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz.
Lokacioni i ri i objektit do t’i hap rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor.
Edhe një premtim i përmbushur.”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në facebook.


