KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: Me Ligjin e Pagave u bë padrejtësi ndaj sektorit publik
Politikë

Aliu: Me Ligjin e Pagave u bë padrejtësi ndaj sektorit publik

Kosova News
Kosova News 08:37 -03/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, konsideron se me Ligjin e Pagave është bërë një padrejtësi ndaj punëtorëve të sektorit publik. Ai pret që këto adresime të përmirësohen në të ardhmen.

Ndonëse e mirëpret nivelizimin e pagave, Aliu thotë se çdo herë është përfolur për barazi në paga, ndërsa në realitet thotë se nuk ka ndodhur. Për këtë, ai dyshon se ka mundur të bëhen lëshime.

Aliu tutje ka thënë se ngritja e çmimeve në Kosovë, është dukshëm më e madhe se paga.

“Unë mendoj se tashmë janë shfaqur të gjitha ato që kanë të bëjnë me koeficientet edhe realisht është në analizë e sipër për faktin se ka diçka që nga stafi nga administrata që është ngritur vlera e pagës në bazë të koeficientit dhe vlerës së koeficientit të përcaktuar por e keqja është se ka pjesë të administratës komunale ku edhe është zvogëluar”, u shpreh Aliu.

“Unë po besoj se do të adresohen këto shqetësime në mënyrë që në rastin edhe në mundësinë e parë të rishikohen sepse thjesht është trumbetuar se do të ndodhë barazia por në fakt po ndodh një lloj pabarazie, për faktin se të heqësh pagën apo të zvogëlosh pagën nga ajo që ka qenë vërtetë është një pabarazi por po besoj se ka mund të ik diçka nga koeficienti dhe nga ligji dhe kjo do të duhet të shërbente që në perceptimin e ardhshëm të përmirësohet”, thotë ai.

Aliu ka arsyetuar kërkesën për rritje më të madhe të pagës, me ngritjen e çmimeve në vend. Ai ka përmendur sfidat me të cilat përballen qytetarët, raporton eo.

“Sigurisht se ka edhe raste të tjera jo vetëm në administratën komunale por edhe në administratat dhe shërbimet të tjera që janë pjesë e Ligjit për Pagat ku janë adresuar defektet e tilla të ligjeve dhe koeficientit, por unë po besoj që në të ardhmen duhet të adresohen në mënyrë që të këtë vërtetë barazi dhe të këtë ngritje të pagës konform edhe gjendjes sociale që e kemi. Inflacioni pastaj edhe shtrenjtimi i shumë produkteve ushqimore, pastaj i energjisë elektrike, e tash së fundmi edhe i tatimit në pronë. Po besoj që janë kosto e lartë dhe e papërballueshme për qytetarët qoftë ata që nuk janë në marrëdhënie publike të punës siç lidhen me ligjin për paga por edhe në marrëdhënie private është një kosto shumë e lartë po beso që duhet reflektuar secili prej nesh me punën dhe përgjegjësit publike që kemi në mënyrë që të bëjmë zgjidhjet e duhura dhe të përshtatshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës”, ka thënë Aliu.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 03/02/2023 03/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?