KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu e Szunyog udhëtojnë me tren, Ministri: Qeveria, e përkushtuar në modernizimin e hekurudhave të Kosovës
Ekonomi

Aliu e Szunyog udhëtojnë me tren, Ministri: Qeveria, e përkushtuar në modernizimin e hekurudhave të Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:38 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët.

Kështu ka thënë sot shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në tryezën me temë “Transporti i qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor dhe Rruga “Express drejt E-Mobilitetit”, që u mbajt në stacionin e trenit në Prishtinë.

Szunyog theksoi po ashtu se transporti, edhe ai hekurudhor si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë.

“Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit perëndimor duhet të punojnë drejt një strategjie të përbashkët për dekarbonizimin e transportit dhe vendosjen e objektivave të përbashkëta për ta bërë transportin më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm, si dhe më të shëndetshëm për qytetarët. Transporti si një shtyllë që ndërlidhë njerëzit është i rëndësishëm për të gjithë ne… Prandaj, duhet të punojmë në mënyrë intensive, meqenëse nuk kemi kohë për të humbur që të përgatitemi për të ardhmen”, theksoi Szunyog.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, Ljupka Siljanoska zëvendësdrejtoreshë e Komuniteti të Transportit dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë udhëtuar sot me tren në binarët e vjetër nga Fushë Kosova në Prishtinë si një aktivitet ndërgjegjësues.

Me të arritur në kryeqytet, ministri Aliu theksoi se Qeveria është e përkushtuar në modernizimin e hekurudhave të Kosovë që ka për synim ndërlidhjen me vendet e rajonit dhe do të kontribuoj në agjendën e gjelbër të Evropës.

“Si qeveri jemi të interesuar për modernizimin e hekurudhave të cilat do të jenë të ndërvepruese me të gjitha vendet që na rrethojnë, me shpresë që kjo do të bëhet e qëndrueshme. Megjithatë për të qenë të qëndrueshme na nevojitet ndërlidhja në mënyrë që të ndërlidhen pikat e ndryshme të rajonit. Dhe kësisoj të kemi një funksionim të duhur dhe të rregulluar të transportit hekurudhor”, theksoi Aliu.

Ndërkaq, Ljupka Siljanoska zëvendës drejtoreshë e Komuniteti të Transportit ka prezantuar “Sfidat hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe rruga përpara”.

Si pjesë e integrimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkohet vëmendje e shtuar për lidhjet e lëvizshmërisë dhe alternativat e transportit të qëndrueshëm, si lëvizshmëria elektronike dhe hekurudhat e elektrizuara, si opsioni më i mirë i mundshëm për dekarbonizimin.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga ndryshimet klimatike me rritje të parashikuar të temperaturave prej 1,5-4,0°C dhe në varësi të përpjekjeve globale të bëra për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë (GHG), rajoni parashikohet të kalojë 5. 0°C. Sektori i transportit kontribuon shumë në emetimet e GHG me një pjesë të përgjithshme prej 16%, të dominuar nga pjesa e CO2 dhe NOx. Transporti është një nga sektorët më në rritje për sa i përket emetimeve të GS dhe pjesa e përgjithshme ka qenë e dominuar nga transporti rrugor me një peshë të vlerësuar prej 90%./kp/

Gjithashtu lexoni:

ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Rifillojnë punimet në rrugën që lidhë fshatrat e Gjilanit me Preshevën

Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja

Ndërpritet uji i pijshëm në rrugën “Ali Vitia”, KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptim

TAGGED: hekurudhat, kancelari, ministri, modernizimi
Kosova News 10/06/2022 10/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

“Teherani do të bëhet Bejrut”, Izraeli njofton një raund të ri sulmesh
14:34 -15/06/2025
ADAC: Mbushni veturat tani – nafta do të shtrenjtohet ndjeshëm
14:08 -15/06/2025
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë
14:03 -15/06/2025
Ekskluzive – Edhe një polic tjetër ndalohet në kufi me Serbinë – pritet të deportohet
13:50 -15/06/2025
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?