KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e kriminelit Ratko Mlladiq me nderime shtetërore
Lajme

Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e kriminelit Ratko Mlladiq me nderime shtetërore

Kosova News
Kosova News 13:13 -28/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Ratko Mlladiq, ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, do të varroset në Serbi me nderime të larta shtetërore.

Përmes një postimi në platformën X, Kearns ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Serbisë, duke thënë se ata mohojnë gjenocidin e Srebrenicës, ndërsa tani planifikojnë ta varrosin me nderime të plota personin që dha urdhrat për kryerjen e krimeve.

“Vuçiqi dhe Qeveria serbe e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. Tani do ta varrosin njeriun që dha urdhrat, Ratko Mlladiqin, me nderime të plota. Kjo është një rrëfim”, ka shkruar Kearns.

Ajo ka shtuar se, megjithëse Mlladiqi ka vdekur, miliona boshnjakë vazhdojnë të jetojnë, duke e cilësuar jetën e tyre si një fitore ndaj trashëgimisë së tij.

Reagimi i deputetes britanike vjen pas raportimeve se Serbia planifikon t’i bëjë varrim me nderime të larta shtetërore Mlladiqit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndryshe, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, ka konfirmuar se ish-komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte, do të varroset në Serbi me nderime të plota shtetërore.

Gjithashtu lexoni:

Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

Kurti dhe Gërvalla vizitojnë IML-në, informohen rreth mbetjeve mortore në Jabukë

Historike: Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë

Haxhiu: Do të ndërmarrim veprime për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?