KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Albion Sinani – talent i ri nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër dhe ëndërron fanellën Dardane
Sport

Albion Sinani – talent i ri nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër dhe ëndërron fanellën Dardane

Kosova News
Kosova News 16:35 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një pasdite të zakonshme në Bern, mes shumë lojtarëve që ndjekin ëndrrën e futbollit, spikat një djalosh 18-vjeçar me rrënjë nga Kosova. Ai është Albion Sinani – një emër që me shumë mundësi do ta dëgjojmë shpesh në të ardhmen.

Albioni futbollin e nisi në moshën 6 vjeçare dhe që atëherë, futbolli është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij. Me disiplinë dhe punë të palodhur, ai sot është pjesë e klubit FC Breitenrain Bern, një skuadër që po i jep mundësinë të rritet dhe të shfaqë potencialin e tij.

Qetësia me topin, pozicionimi i saktë dhe aftësia për të lexuar lojën e bëjnë atë një mesfushor të kompletuar dhe të domosdoshëm për skuadrën. Në moshë të re ka qenë edhe pjesë e skuadrës së İstanbul Başakşehir në Turqi.

18 vjeçari tregoi edhe synimet për të ardhmen. Ëndrra e tij më e madhe është të luajë një ditë në një nga ligat elitare të Europës, por zemra e tij rreh fort për Kosovën. Ai dëshiron të nisë rrugëtimin me fanellën dardane që nga grupmoshat, e të arrijë deri tek Kombëtarja A.

Por përtej fushës, Albion Sinani është një i ri me këmbë në tokë. Ai kalon kohën e lirë me familjen, që është gjithmonë pranë tij dhe ka qenë mbështetja më e madhe në rrugën drejt suksesit.

Është kjo lidhje e fortë me familjen që i ka dhënë forcë në momentet më të vështira dhe motiv për të mos u ndalur kurrë.

Në ndeshjen e fundit, Albion Sinani spikati si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Ai dominon mesfushën me leximin e saktë të lojës, qetësinë me topin dhe aftësinë për të ndërprerë aksionet kundërshtare. Albioni është shembulli i një të riu që po ecën me hapa të sigurt drejt ëndrrës së madhe. Dhe ndoshta shumë shpejt, emri i tij do të jetë më i njohur – jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë./dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit

Lëvizja befasuese e verës, Man City po synon ta aktivizojë klauzolën e yllit të Interit

Max Allegri i jep fund thashethemeve për të ardhmen e Leaos – konfirmon qëndrimin e tij tek Milani

Zyrtare: Szczesny mbetet pjesë e Barcelonës edhe për dy vite të tjera

Real Betis nis bisedimet me Interin për Kristjan Asllanin

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Dy ekipe do të ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Real Madridit
22:23 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?