KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Albin Kurti rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje
Politikë

Albin Kurti rizgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Kosova News
Kosova News 08:48 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, sot ka mbajtur zgjedhjet për të zgjedhur strukturat e reja të nivelit qendror, ndërkaq në 26 qendra është votuar edhe për nivelin e dytë organizativ që përfshin strukturat e reja drejtuese në nivel të qendrave.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë edhe një mandat në krye të kësaj partie.

Në zgjedhjet e brendshme që u mbajtën të dielën, Kurti, si kandidat i vetëm në garë, mori 98 për qind të vota. Sipas VV-së, kundër Kurtit votuan 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind abstenuan.

Vetëvendosje njoftoi gjithashtu se për kryetare të organizatës Gratë për Vetëvendosje, u zgjodh Albulena Haxhiu me 94 për qind të votave, ndërsa Behar Jashari u zgjodh kryetar i Rinisë për Vetëvendosje.

“Përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.Në këtë proces të gjatë janë strukturuar gjithsej 485 pika në 29 qendra të Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje për herë të parë u votua edhe për strukturat e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për Vetëvendosje. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se procesi ka kaluar në mënyrë të rregullt si rezultat i një pune të madhe që është bërë gjithandej nëpër qendrat e Lëvizjes”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kurti ka qenë kryetar i VV-së nga themelimi i subjektit (2005), ndërsa në zgjedhjet e brendshme të 2015-s ishte zgjedhur Visar Ymeri. Ymeri në 2018-n ishte dorëhequr nga të gjitha funksionet e partisë, derisa Kurti pastaj sërish rimori drejtimin e Vetëvendosjes.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?