KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzat e Gjukanoviqit: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, Abazoviqi ia bëri një dhuratë Serbisë, do të gjykohet
Rajon

Akuzat e Gjukanoviqit: Qëllimi i ‘Ballkanit të Hapur’ është zhdukja e Kosovës, Abazoviqi ia bëri një dhuratë Serbisë, do të gjykohet

Kosova News
Kosova News 13:44 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kryeministri Dritan Abazoviq “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviq ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Europian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan Al Jazeera Balkans.

“Është logjike që Mali i Zi të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, sepse në rrjedhën aktuale të negociatave është shumë më përpara se të gjitha vendet kandidate. Përveç kësaj, nuk ka dyshime gjeopolitike, sepse ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në për disa vite”, tha Gjukanoviq.

Ai foli edhe për marrëveshjen që Abazoviq e nënshkroi me Kishën Serbe, duke thënë se Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi.

“Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq.

“Dhe më lejoni ta përsëris – Qeveria e Malit të Zi po përpiqet të legjitimojë gjithë këtë shkatërrim të Malit të Zi”, shtoi presidenti malazez.

Gjukanoviq e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë konstrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Europian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE”, tha ai.

“Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Europë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviq.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe gjenocid”, përcjell Express.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili pas vizitës së tij në Beograd deklaroi se me atë “vizitë historike” arriti t’i “rivendos” marrëdhëniet mes dy vendeve, Gjukanoviq pyeti “nëse një mund t’i rivendosë marrëdhëniet e kontaminuara për gati dy shekuj”.

Ai tha se Serbia ka pasur një “rol hegjemonik” në Ballkanin Perëndimor për dy shekuj.

Gjithashtu lexoni:

Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Stadiumi në Drenas drejt përfundimit – MKRS-ja ndan 4.5 milionë euro

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Gashi për deklaratat e Kurtit: Ishin konstatime, jo akuza
23:17 -03/07/2025
Festivali “Rock & Blues” mbush xhepat e miqve të kryetarit Totaj – Vetëvendosje në Prizren kërkon hetim urgjent
22:29 -03/07/2025
Digjet një objekt në Zonën Industriale në Prishtinë
22:07 -03/07/2025
Mediat belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
21:46 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?