KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuza për korrupsion me tokë në Vëternik të Prishtinës – Dy vite e 4 muaj burgim ndaj gjykatësit Prenaj dhe të tjerëve
Siguri

Akuza për korrupsion me tokë në Vëternik të Prishtinës – Dy vite e 4 muaj burgim ndaj gjykatësit Prenaj dhe të tjerëve

Kosova News
Kosova News 13:20 -23/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën ka shpall aktgjykim dënues ndaj gjykatësit, Lekë Prenaj dhe të tjerëve të akuzuar për korrupsion.

Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi.

Sipas aktgjykimit, Hilmi Kastrati për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.I të KPRK-së, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muaj.

I njëjti, për veprën penale Legalizimi përmbajtjes së rreme nga neni 403 par 1 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Sipas aktgjykimit, konform nenit 80 par.1 dhe 2 nënpar.2.2 të KPPK-së, ndaj të akuzuarit Hilmi Kastrati u shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 10 muajve.

I akuzuari Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.l të KPRK-së, u dënua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muaj.

Ndërsa, sa i përket veprës penale Legalizimi përmbajtjes së rreme nga neni 403 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, për të akuzuarin Lekë Prenaj, prokurori është tërhequr nga akuza, andaj gjykata do të sjell aktgjykim refuzues.

Tutje, të akuzuarit Shpëtim Pllana dhe Shkumbin Qehaja për veprën penale Legalizimi përmbajtjes së rreme nga neni 403 par.1 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, u dënuan secili veç e veç me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

Sipas aktgjykimit, përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar AKP, nuk ka parashtruar kërkesë pasurore-juridike.

Ndërsa, të akuzuarit janë obliguar që në emër të paushallit gjyqësor secili veq e veq të paguaj shumën prej 100 euro, dhe secili veç e veç të paguaj shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Hilmi Kastrati akuzohet se si person zyrtar – kryetar i Bordit ekzekutiv të Drejtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, në periudhën kohore 2015-2018, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare.

Aty thuhet se më 24 maj 2018 e ka përpiluar përgjigjen në padi me numër C.nr.3159/17, për vërtetimin e drejtës së pronësisë mbi ngastrën kadastrale 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror në lagjen Veternik, zona kadastrale Prishtinë, me përmbajtje të pavërtetë, me të cilën nuk kontestohen pretendimet e paditësit Shkumbin Qehaja, e pastaj i lartpërmenduri Hilmi Kastrati, më 5 shtator 2018, e ka nënshkruar autorizimin me të cilin e ka autorizuar Shpëtim Pllanën, jurist nga Prishtina, që në kontestin sipas padisë së lartcekur ta përfaqësojë N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Këtë thuhet se e ka bërë edhe pse i pandehuri Kastrati e ka ditur se ngastra në fjalë e të paditurës N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës” gjendet në menaxhim dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Tutje, Lekë Prenaj akuzohet se si person zyrtar – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe e ka marrë vendimin gjyqësor në lidhje me pronën shoqërore të N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës”, ngastrën kadastrale 1781-2 në sipërfaqe prej 7768 metër katror, në lagjen Veternik, zona kadastrale Prishtinë, edhe pse e ka ditur se për këtë është kompetente vetëm Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme e Republikës së Kosovës, kurse për menaxhimin e këtyre pronave kompetente është vetëm Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Sipas aktakuzës, në shqyrtimin gjyqësor të 10 prillit 2019, në lëndën C.nr.3159/17, sipas padisë së 22 nëntorit 2017 të ushtruar nga paditësi – tani i pandehuri Shkumbin Qehaja, i pandehuri Lekë Prenaj, ka nxjerrë aktvendim gjyqësor me të cilin është miratuar pajtimi gjyqësor mes përfaqësuesve të palëve – avokatit Shefki Syla në emër të paditësit, tani i pandehuri Shkumbin Qehaja dhe tani të pandehurit Shpëtim Pllana në emër të paditurës, N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës”, duke vërtetuar se pronar i ngastrës së lartcekur 1781-2 me sipërfaqe prej 7768 metër katror në lagjen Veternik, zona kadastrale Prishtinë, është paditësi, tani i pandehuri Shkumbin Qehaja.

Me ç’rast, thuhet se i ka shkaktuar dëm të dëmtuarës NSH Radio Televizionit të Prishtinës, e cila përfaqësohet dhe administrohet nga AKP-ja.

Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, Shpëtim Pllana e ka përfaqësuar N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës”, në kontestin e lartcekur, ku paditës ishte tani i pandehuri Shkumbin Qehaja, për vërtetimin e pronësisë.

Aty thuhet se edhe pse i pandehuri Shpëtim Pllana e ka ditur se nuk e ka këtë të drejtë, e ka përpiluar autorizimin e 5 shtatorit 2018 me përmbajtje të pavërtetë, sipas të cilit kinse Bordi Ekzekutiv i Radio Televizionit të Prishtinës, në mbledhjen e 5 shtatorit 2018 ka vendosur që të autorizojë tani të pandehurin Shpëtim Pllana, e këtë autorizim pastaj e ka nënshkruar i pandehuri Hilmi Kastrati.

Tutje, thuhet se pastaj i pandehuri Shpëtim Pllana më 10 prill 2019, në cilësinë e përfaqësuesit të palës së paditur N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës”, e ka lidhë pajtimin gjyqësor në Divizionin Civil të Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ia pranuar paditësit Shkumbin Qehaja të drejtën e pronësisë mbi ngastrën në fjalë.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se i pandehuri Shkumbin Qehaja e ka dorëzuar padinë për rastin e lartpërmendur, me arsyetimin se ngastrën kadastrale e paditura ia ka dhënë tani të ndjerit Tefik Qehaja-baba i të pandehurit Shkumbin Qehaja, si kompensim për shërbime të kryera sipas kontratës për kompensimin e dyanshëm të lidhur mes tyre më 28 qershor 1994, edhe pse e kanë ditur se ngastra e lartcekur është pronë shoqërore e të dëmtuarës N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës” dhe e cila gjendet në menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), që është kompetente e vetme për administrimin e së njëjta.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Pllana dhe Shkumbin Qehaja kanë lidhur pajtim gjyqësor duke ia pranuar këtij të fundit të drejtën e pronësisë mbi ngastrën e lartpërmendur.

Tutje, thuhet se mbi bazën e vendimit gjyqësor të 10 prillit 2019, të nxjerrë nga tani i pandehuri Lekë Prenaj, e kanë vënë në lajthim Drejtorinë për Kadastër në Komunën e Prishtinës, e cila më 23 maj 2019 e ka marrë aktvendimin me të cilin e ka aprovuar kërkesën e të pandehurit Shkumbin Qehaja për ndryshimin e titullarit të ngastrës së lartcekur, duke e bartur nga e dëmtuara në emër të këtij të fundit.

Më këto, sipas aktakuzës, të pandehurit Hilmi Kastrati, Shpëtim Pllana, Shkumbin Qehaja dhe Lekë Prenaj i kanë shkaktuar dëm të dëmtuarës N.Sh. “Radio Televizioni i Prishtinës”, e cila gjendet në menaxhim dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./BpD

Gjithashtu lexoni:

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Kosova News 23/01/2023 23/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin
19:31 -24/07/2026
Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së
19:24 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?