Pas humbjes së Kosovës në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026, mediat në Turqi – konkretisht “Halk TV” – kanë publikuar një deklaratë të golashënuesit të vetëm të ndeshjes, Kerem Akturkoglu, transmeton KosovaNews
Ai ka shfrytëzuar një video-vlog të Merih Demiral për të përhapur një narrativë tensionuese lidhur me mikpritjen në kryeqytetin kosovar.
Akturkoglu ka deklaruar se tifozët kosovarë kanë tentuar të prishin qetësinë e ekipit turk gjatë natës para ndeshjes, duke përdorur mjete piroteknike pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra.
Sipas tij, situata ka shkuar deri në rrezikimin e sigurisë së lojtarëve brenda dhomave të tyre.
“Mbrëmë, rreth orës 00:30 apo 01:00, fillimisht pati fishekzjarrë e më pas diçka si bombë që erdhi drejt dhomës sonë”, ka thënë Aktürkoğlu, duke shtuar se ky veprim u shërbeu si motivim shtesë.
Futbollisti i Benficës nuk u mjaftua me përshkrimin e ngjarjes, por përdori edhe një gjuhë me tone nacionaliste, duke e paraqitur fitoren në fushë si një formë reagimi ndaj provokimeve të pretenduara.
“Ne bëjmë atë që duhet në fushë, vëlla. Ata nuk e dinë çfarë ndodh kur e zemërojnë popullin turk si ne”, u shpreh ai në videon që është bërë virale në rrjetet sociale turke.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur emocionet pas ndeshjes janë ende të larta, duke tentuar të portretizojë atmosferën në Prishtinë si armiqësore



