KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik
Siguri

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Kosova News
Kosova News 10:54 -25/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” nga neni 414, dhe J.B., si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., në cilësinë e personit zyrtar dhe të organit mbikëqyrës të projektit: “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Vlashnje, rrugët dhe ndriçimi publik”, gjatë periudhës nga muaji gusht 2022 deri më 16.08.2024, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik, përpilon raporte dhe situacione fiktive, në të cilat është paraqitur se punimet janë kryer sipas kontratës, ndonëse në terren gjendja ka qenë ndryshe.

Si rezultat i këtyre veprimeve, Komisioni për pranimin teknik është vënë në lajthim dhe ka përpiluar raport pranimi, duke konfirmuar në mënyrë të gabuar se punimet janë realizuar sipas specifikimeve të kontratës, pavarësisht se në terren punimet nuk ishin përfunduar në përputhje me kushtet e kontraktuara.
Andaj, si rezultat i këtyre veprimeve, janë realizuar pagesa në favor të grupit të operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, edhe pse punimet nuk ishin përfunduar sipas kontratës së lidhur.

Përmes këtyre veprimeve, Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 18,765.00 euro, ndërsa përfitim pasuror i kundërligjshëm për operatorët ekonomik në të njëjtën shumë. Me këto veprime, B.J., ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri J.B., si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, në bashkëpunim me të pandehurin B.J., ka vepruar me qëllim përfitimi pasuror duke shkelur dispozitat dhe procedurat e prokurimit publik dhe i njëjti nuk zbaton detyrimet që dalin nga kontrata. Me këto veprime, J.B., ka kryer veprën penale: “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 25/03/2026 25/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?