KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj pesë personave nga Prizreni – e detyruan viktimën të paguaj 20 mijë euro borxh në emër të kamatës
Siguri

Aktakuzë ndaj pesë personave nga Prizreni – e detyruan viktimën të paguaj 20 mijë euro borxh në emër të kamatës

Kosova News
Kosova News 10:55 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: L.P., B.G., B.B., B.K., dhe R.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Sipas aktakuzës, të lartpërmendurit me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo persona tjerë, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare – personale të të dëmtuarit, E.A, ku njëri nga të pandehurit përdor edhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit, për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij. I dëmtuari E.A., detyrohet nga të pandehurit e lartcekur të paguaj borxh në emër të kamatës shumën rreth 20.000 Euro.

“Gjatë aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, të pandehurit me datë 22.12. 2021, janë arrestuar në flagrancë gjatë marrjes së kamatave nga i dëmtuari.
Konform dispozitave ligjore në fuqi Prokurori i Shtetit ka propozuar edhe konfiskimin e sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës dhe janë dobi pasurore nga veprat penale, si: vetura, para të gatshme, kartela të bankës, telefona, USB, kompjuterë, llaptop, akte noteriale, kontrata, CD, DVD, thika, boks të metalit etj”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit duke u mbështetur edhe në Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë nr. 06/L-087, ka propozuar sekuestrimin e banesave dhe veturave të të akuzuarve, ku ka siguruar edhe urdhrin kufizues përfundimtar nga ana e Gjykatës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, Ademi: Ekspertiza e ADN-së është kryer në Prishtinë, në Itali janë dërguar rezultatet për interpretim

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?