KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
Siguri

Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime

Kosova News
Kosova News 12:09 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.B., nga Komuna Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale: “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Deklarimet e rreme” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 02.05.2012 e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri N.B., gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K., në atë mënyrë që pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 par. 2 lidhur me par.1 nën par. 1.2 dhe nenin 31 dhe 77 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti nga data 03.05.2012, e në vazhdimësi, pas një marrëveshje paraprake në bashkëveprim me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij dhe personit tjetër, saktësisht ish të pandehurit si bashkëkryes M.Sh.,- tani më i ndjerë e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K, -kompanisë “Tehnopolis”, në atë mënyrë që duke e ditur se ish i pandehuri – bashkëkryesi M.Sh., nuk ka qenë pronar i paluajtshmërive, i pandehuri N.B., blen dhe siguron sendin, pasurinë e paluajtshme nga ish i pandehuri M.SH., të njëjtit realizojnë shitjen – blerjen e pasurisë së paluajtshme pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., dhe kompanisë “Technopolis” i shkaktojnë dëm në shkallë të madhe, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri me datë 24.04.2023, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale – Notere Sh.S.,-T. i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, fillimisht vë në lajthim Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, duke falsifikuar, përdorur dhe dorëzuar dokumentet e falsifikuara si të vërteta – origjinale ashtu që vë në lajthim zyrën noteriale të lartshënuar, duke përpiluar Kontratën për shitblerjen dhe transferimin e të drejtës së qirambajtjes për 99 vjet të paluajtshmërisë së datës 24.04.2023, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Ndërsa, me datë 31.01.2024, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në zyrën noteriale –notere Sh.S.-T., i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës, drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” nga i dëmtuari, aksionar B.K., kompania “Tehnopolis” ashtu që me qëllim të shfrytëzimit të dokumenteve të falsifikuara, ka vërtetuar një çështje të pavërtetë, duke e ditur se janë dokumente me përmbajtje të rreme, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm të madh, dëm substancial,- me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Kurse, nga data 24.07.2012, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 17.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bëjë regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K. i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 24.01.2013, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 12.08.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmëriveme ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 03.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale –, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Me datë 17.09.2014, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënaur, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon tjetërsimin, këmben pasurinë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.
Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, i pandehuri ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 09.01.2015, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënaur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, , me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 10.07.2018, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartshënuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, me ç’rast të dëmtuarit B.K., i shkakton dëm në shkallë të madhe.

Nga data 02.05.2019, e në vazhdimësi në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëshënuar, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vetën e tij, në atë mënyrë që gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike si person përgjegjës – drejtor dhe agjent i autorizuar i kompanisë “Tehno Invest” SH.P.K, ka qenë i autorizuar që ta bën regjistrimin e tokës nga tenderi i privatizimit në përputhje me paratë e investuara të kompanisë “Tehnopolis” dhe të vepron në emër të tij në lidhje me administrimin e pasurisë, i njëjti duke keqpërdorur autorizimin, realizon shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e pronarit të ligjshëm, përpilon kontrata për shitblerjen e paluajtshmërive, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 284 par. 2 lidhur me par.1 nën par. 1.2 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, me datë 13.01.2022, në ora 11:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin F.M., duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së tij, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.

Me datë 29.04.2022, në ora 14:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K. – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin personin juridik duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së saj, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.

Me datë 18.11.2022, në ora 14:00h, e në vazhdimësi në Shtime, i pandehuri me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personit tjetër, të dëmtuarin H.S., duke e nxit të veproj në dëm të pasurisë së tij, , me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial.

I pandehuri N.B., me datë 20.01.2023, në ora 10:00h, e në vazhdimësi në Shtime, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, i njëjti vazhdon lajthimin e personave të tjerë, të dëmtuarit E.M., dhe F.S., duke i nxitur të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, me ç’rast të dëmtuarve iu shkakton dëm të madh, dëm substancial, me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par. 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 12.02.2024, rreth orës 15:30h, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, saktësisht në Zyrën Noteriale të lartëpërmendur, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për veten e tij e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit B.K.,- “Tehnopolis”, në procedurën para noterit ka dhënë deklaratë të rreme, në atë mënyrë që ka deklaruar se heq dorë nga drejta e qiramarrjes për 99 vite, saktësisht nga parcela në vendin e quajtur “Kodra e Çanoviqëve” në sipërfaqe prej 210m² dhe se dëshiron që kjo paluajtshmëri të kalojë në pronësi të komunës së Shtimes pa kompensim dhe të shfrytëzohet për rrugë nga i pandehuri dhe pronarët e parcelave fqinje, e të cilën pasuri të paluajtshme i pandehuri e kishte përfituar me vepër penale duke siguruar në mënyrë kundërligjshme certifikatën pronësore me nr. 185/2024, me ç’rast i shkakton dëm të dëmtuarit B.K., – “Tehnopolis”, me këtë ka kryer veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384 par.1 të KPRK-së

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu lexoni:

ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina

Veteranët i çojnë letër komisionerit të BE-së: Specialja u shndërrua në diçka tjetër

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan
15:45 -19/05/2025
ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe
15:43 -19/05/2025
Mësohet data e ceremonisë së Topit të Artë
15:23 -19/05/2025
IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive
15:00 -19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik
14:44 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?