Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale N.A., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës i pandehuri në cilësinë e inspektorit të punës në Zyrën Rajonale në Gjakovë, më 6 dhjetor 2023 ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke i shkelur të drejtat e punësimit të dëmtuarës B.M.
Sipas njoftimit nga Prokuroria thuhet se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe t’i shqiptohet dënimi plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.


