KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Pejë për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje  
Siguri

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Pejë për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje  

Kosova News
Kosova News 13:09 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje  “Vrasje e rëndë”.

Në njoftim bëhet e ditur se gjithashtu, ndaj të pandehurve N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndërkaq, N.G. dhe Y.G., akuzohen për veprën për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” dhe i pandehuri Y.G., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, e cila ka gjithsej  47 faqe, janë arsyetuar dhe përshkruar veprimet e secilit të pandehur në përgjegjësin penale të tyre.

Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe me pas e privojnë nga jeta me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qëllim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Aktakuza e prokurorit të shtetit, ngarkon me përgjegjësi të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve” të pandehurit N.G. dhe Y.G.

Po ashtu, i pandehuri Y.G., akuzohet se me veprimet e tij  ka ndihmuar të pandehurit tjerë të kryejnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihet në barrë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës të pandehurit N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G nga muaji prill i vitit të kaluar gjenden nën masën paraburgimit.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis rehabilitimi i zonave të degraduara në pellgun e Drinit të Bardhë
14:51 -24/07/2026
Tri kazerma të FSK-së do të ndërtohen me investime milionëshe
13:52 -24/07/2026
Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë
13:35 -24/07/2026
Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?