KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”
Siguri

Aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”

Kosova News
Kosova News 10:39 -29/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Roland Gashit dhe Urim Sylejmanit të cilët ngarkohen se në cilësinë e punëtorëve gjatë festivalit “Sunny Hill” vitin e kaluar, kanë bërë shitjen e biletave në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar festivalit dëm në shumën 2 mijë e 90 euro.

Sipas aktakuzës, më 28 korrik 2024, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të pandehurit Roland Gashi dhe Urim Sylejmanim, gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuares- festivalit “Sunny Hill”, me qëllim që vetes t’i sillnin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre si punëtorë të festivalit, derisa gjatë qëndrimit në hyrjen “VIP” të festivalit, duke qenë të obliguar të bëjnë skanimin e biletave, kanë bërë shitjen e tyre në mënyrë ilegale (shirita të dorës), raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aktakuza thotë se i pandehuri Roland Gashi nga shitja e 13 biletave të hyrjes “VIP” dhe 20 biletave të thjeshta, ka përvetësuar për vete shumën në vlerë prej 2 mijë e 40 euro, ndërsa i pandehuri Urim Sylejmani, nga shitja e një bilete, ka përvetësuar për vete shumën prej 50 euro.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, festivalit “Sunny Hill”- i përfaqësuar nga Visar Breznica, i kanë shkaktuar dëm material në vlerën prej 2 mijë e 90 euro.

Me këto veprime, Gashi dhe Sylejmani po akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 të Kodit penal.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Kosova News 29/07/2025 29/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?